Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Libra Të Rinj Në Libraritë E Tiranës
English

Libra Të Rinj Në Libraritë E Tiranës

TIRANË, 12 Qershor /ATSH- Suada Daci/.- Stendat e librarive të kryeqytetit janë pasuruar këtë javë me një numër librash të rinj nga autorë shqiptarë dhe të huaj. Disa prej tyre janë: "Streha", romani më i ri i W.M Paul Young, flet për kryqëzime, të cilat i dalin shpesh njeriut në jetë. Nën ritme të gjalla romani "Streha" të trondit, të magjeps dhe të mëson se dhimbja shpeshherë është rruga e vështirë për të njohur vetveten. Ai është botuar nga Shtëpia Botuese "OMSCA-1", dhe kushton 700 lekë. Një tjetër libër i ri është edhe "Fjalor, fjalësh dhe shprehjesh popullore", nga autori Avdyl Sula. Ky fjalor sjell pasuri të çmuara leksikore e fraziologjike të gurrës popullore me mbi 15.000 fjalë dhe kuptime të reja fjalësh, shprehjesh dhe njësi frazeologjike. Vjen nga Shtëpia botuese, "Emal" dhe kushton 1200 lekë. "Shtëpia Botuese 55" sjell librin më të ri "Poetika shqipe" i poetit dhe studiuesit Sabri Hamiti. Në këtë vepër të ndarë në 4 kapituj, Sabri Hamiti vijon studimin sistematik e sistemor të letërsisë shqipe, duke trajtuar tema e ide, prosede e fenomene letrare të shtrira në kohë, me synimin që trajtimi teorik do të takojë edhe historinë për të kurorëzuar në fund një "Poetikë historike të shqipes". "Goja e Botës" është romani më i ri i Zija Çelës dhe vepra e fundit e triptikut, që filloi me "Las Varrezas" dhe vazhdoi me "SOS, një buzëqeshje". Të tre romanet kanë pavarësinë si vepra më vete, por ato i ndërlidh atmosfera dhe magjia e njëjtë krijuese, vartësia e të shkruarit nga një autor kokëkrisur që, duke thyer konvencat letrare, ka guximin për t'i thënë gjërat deri në fund. Këtë roman e sjell për lexuesit Shtëpia Botuese "Toena" dhe kushton 900 lekë./n.m/
KOMENTE