Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria E Brendshme: Rama Nuk Dëshiron Që Të Hiqet Muri Shengen Për Shqiptarët
English

Ministria E Brendshme: Rama Nuk Dëshiron Që Të Hiqet Muri Shengen Për Shqiptarët

TIRANE, 12 Qershor/ATSH/.- Ministria e Brendshme, nëpërmjet një deklarate për shtyp, shprehu sot shqetësimin për agresionin e vazhdueshëm të Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, kundër procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Duke marrë shkas nga deklarata e z.Rama se nga brigjet shqiptare vijon trafiku i klandestinëve, Ministria e Brendshme informon opinionin publik se "autoritetet italiane kanë konfirmuar se skafi me klandestinë i kapur dje, nuk ishte nisur nga brigjet shqiptare, por nga brigjet greke". "Ky është vetëm një nga sulmet e z. Rama për të baltosur arritjet më domethënëse të Shqipërisë që çuan në propozimin historik të Komisionit Europian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë", thuhet në këtë deklaratë. Sipas Ministrisë së Brendshme "kryetari i PS u përpoq çdo ditë të dekurajojë qytetarët shqiptarë, duke thënë se nuk do të mund të plotësoheshin kriteret e kërkuara të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave". "Të gjitha këto fakte dëshmojnë se z. Rama nuk dëshiron të hiqet muri Shengen për shqiptarët, se nuk dëshiron që shqiptarët të lëvizin të lirë në Europën e Bashkuar", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme, e cila i bën thirrje z. Rama dhe Partisë Socialiste të heqin dorë nga ky agresion ndaj heqjes së vizave, sepse po veprojnë kundër një interesi jetik dhe çështjeje dinjiteti të shqiptarëve./s.s./
KOMENTE