Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti i KiE: Greva e opozitës tregoi papjekuri, kërkesat e PS “të hidhen në Venecia”
English

Presidenti i KiE: Greva e opozitës tregoi papjekuri, kërkesat e PS “të hidhen në Venecia”

Tiranë, 12 Qershor 2010 NOA – Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, (KiE), Mehmet Cavoshuglu, deklaron nga Qipro se greva e urisë së opozitës ishte një veprim i papjekur dhe vlerëson se Partia Socialiste duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe kjo e fundit Venecias për kërkesën mbi hapjen e kutive të votimit.

Gjithnjë duke folur për krizën politike në Shqipëri, z. Cavoshuglu tha edhe se në deklaratën e fundit, “ne i bëjmë apel Gjykatës Kushtetuese te kërkojë nje opinion pranë Komisionit te Venecias”.

Kurse thekson se “palet e perfshira duhet te marrin ne konsiderate mesazhet e dhena nga asambleja parlamentare si gjate vizites tone ne Tirane, ashtu edhe permes rezolutes qe kemi miratuar”.

Në këtë pikë, z. Cavoshuglu thekso se “ne po përpiqemi ta ndihmojmë Shqiperine per te garantuar stabilitetin dhe progresin e nevojshëm ne ndermarrjen e reformave te rendesishme”.

Z.Cavoshuglu i beri keto deklarata pas nje takimi te krerëve te parlamentareve te vendeve te KiE-se ne Qipro, ku mori pjese edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

r.n/NOA

KOMENTE