Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Profil-Biznes/ Cerrik: Një Fermer Qe Subvencionet E Kanë Prirë Drejt Suksesit
English

Profil-Biznes/ Cerrik: Një Fermer Qe Subvencionet E Kanë Prirë Drejt Suksesit

CERRIK, 12 Qershor /ATSH-Miranda Sadiku/ - Eqerem Mehmeti është një fermer i specializuar në fushën e blektorisë, që e ka nisur aktivitetin për herë të parë në 2003. Një vit më vonë nisi t'i vjelë frytet e tij. Pranë shtëpisë së tij në Cërrik, ndodhet ferma lopëve, në rreth 3 dynym janë vendosur me stallat, padoqet, hangari i barit, depot e silazhit, dhe vendi për ngritjen e kavaletave të barit. "Në vitin 2003 nisa të merrem me mbarështimin e gjedhit, me prioritet prodhimin e qumështit. Pasi ndërtova stallat e ambjentet e nevojshme, bleva me pasaportat përkatëse 26 krerë lopë të racës Holshtein, në Lushnjë," thotë Eqeremi. Në fermën e tij gjenden 28 lopë të racës Holshtein, 14 viça majmërie si edhe 7 mushqerra të fekonduara. "Kur e hapa fermën për herë të parë nuk kisha kaq shumë lopë, por i kam shtuar vitet e fundit", thotë Eqeremi. Ai shton se "një vit më parë Ministria e Bujqësisë më dha 4 milionë lekë të vjetra, të cilat i përdora për të shtuar lopët, si edhe për të blerë një tank ftohës për qumështin". Ndërsa këtë vit ai ka përfituar 8 milionë lekë të vjetra, nga një skemë mbështetëse e drejtorisë rajonale të bujqësisë, të cilat do t'i përdorë për shtimin e lopëve si edhe trajtimin e tyre. Dy vitet e fundit, Eqeremi i ka dhënë prioritet tregëtimit të qumështit. Ai është lidhur me disa baxho të mëdha të vendit, si në Elbasan, Durrës, Korçë dhe Shkodër. "Jam shumë i kënaqur, nga të ardhurat që vjel nga ferma ime, kam një prodhim mesatar ditor prej rreth 22-24 litra për lopë. I kam të vaksinuara nga të gjitha sëmundjet, sipas kalendarit të vaksinimeve për gjedhin, dhe klientët e mi, janë tepër të kënaqur. Porositë bëhen me telefon një ditë përpara dhe gjithçka është gati për to", thotë Eqeremi, i cili nënëprmjet fitimeve një vit më parë bleu edhe një makinë frigorifer dhe e bën vetë transportin e qumështit nëpër pikat e baxhove. "Sigurisht të gjitha nuk mund t'i bëja dot vetë, më ka dhënë dorë shumë shteti, specialistë të Drejtorisë së Bujqësisë, kanë ardhur dhe e kanë viztuar shpesh fermën time, ato më kanë ndihmuar që me anë të subvencioneve të aplikoj për të përfituar tankun ftohës, makinën mjelëse mekanike, ndërsa të tjerat me kursimet vjetore i kam blerë vetë", thotë Eqeremi i cili sot e quan veten, një fermer specialist dhe të kompletuar./ch/
KOMENTE