Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Të Shqetësuar Për Gjendjen E Rënduar Të Ekonomisë
English

Rama: Të Shqetësuar Për Gjendjen E Rënduar Të Ekonomisë

TIRANË, 12 Qershor/ATSH/.- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shprehu sërish sot shqetësimin për rëndimin e gjendjes ekonomike në vend, duke njoftuar përgatitjen e një manovre huaje të brendshme, që sipas tij, do të ketë pasoja të pallogaritshme. "Jemi seriozisht të shqetësuar me informacionet e fundit lidhur me përgatitjen e një manovre huaje të brendshme nga bankat tregtare, e cila parashihet të kapë shifrën e frikshme 300 milionë dollarë për muajin qershor; me interesa kërcënuese për qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe pasoja të pallogaritshme për kreditimin e sipërmarrjes private", tha kryetari i PS-së në një deklaratën për shtyp. Ai kërkoi transparencë të plotë lidhur me këtë "zhvillim potencialisht të rrezikshëm për ekonominë shqiptare". "I bëj edhe njëherë thirrje Saliut, Ridvanit dhe Fullanit, të mos luajnë me zjarrin e qëndrueshmërisë ekonomike e financiare të këtij vendi, sepse Shqipëria do të jetë këtu edhe kur të iki qeveria", nënvizoi Rama. Sipas kryetarit të opozitës, "receta e përdorur deri tani nga qeveria është shkatërruese për ekonominë dhe ndalimi i përdorimit të saj është kusht i domodoshëm për të ndaluar shkatërrimin e plotë të ekonomisë". Gjithashtu, sot Rama iu uroi përvjetorin e 19-të të krijimit të PS-së anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj force të madhe politike, duke theksuar se sfida në rrugën drejt fitores së kësaj partie është e vështirë, por me kontributin e të gjithëve objektivi do të arrihet. theksoi kryetari socialist./a.s//a.ke/
KOMENTE