Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shfrytëzonte të miturën për prostitucion, arrestohet 19 vjeçarja
English

Shfrytëzonte të miturën për prostitucion, arrestohet 19 vjeçarja

Tiranë, 12 Qershor, NOA – Shfrytëzimi i të miturve për trafikim, prostitucion është kthyer në një nga bizneset përfituese për shumë abuzues, dhe një nga sfidat kryesore të policisë së shtetit në mbrojtje të të drejtave të grupmoshës më të brishtë të shoqërisë, fëmijëve.

Për shfrytëzim prostitucioni ndaj një të miture është ndaluar sot, 19 vjeçarja E. Sallaku, e cila ka shfrytëzuar për prostitucion në rrethana rënduese të miturën, 15 vjeçare A.B, banuese në lagjen nr. 4 në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve nga policia e Tiranës, e arrestuara E. Sallaku, e cila banonte në zonën e Frigoriferit, pranë komunës Paskuqan, e ka shfrytëzuar të miturën për prostitucion gjatë muajit Maj të këtij viti, në fshatin Vaqarr të Tiranës.

Shfrytëzuesja përfitonte nga e mitura 5 000 lekë.

Çështja tashmë i kaloi për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Korçës.

mit/NOA
KOMENTE