English

Afrikë e Jugut 2010, çmenduri e Kuzmanoviç, fiton Gana

Afrikë e Jugut, 13 Qershor NOA - Është hapur me një sukses të Ganës, aventura e Botërorit për grupin D.

Afrikanët kanë merituar fitoren në sfidën me Serbinë, të paktën në vlerën e pikëve dhe morën një dhuratë nga ana e ish lojtarit të Fiorentinës, Kuzmanoviç.

Ky i fundit u aktivizua minutat e fundit të garës ku arriti të shkaktonte një njëmbëdhjetëmetërsh të shndërruar në gol nga Gyan dhe gjithashtu dështoi në mundësinë që kishte për të realizuar golin e barazimit.

Nga minuta e 74-t e takimit, djemtë e Rantiç mbetën me dhjetë lojtarë dhe kjo si pasojë e largimit me kartonin e kuq të Zigiç, i cili dënoi ekipin tij duke e lënë me dhjetë lojtarë ku vetëm dhjetë minuta më pas u shënua dhe goli i fitores nga ganezët.

Për përfaqësuesen serbe duhet thënë se ndeshja e sotme nuk ishte aspak bindëse dhe lojtarët e saj nuk paraqitën një formë të mirë në fushën e lojës.

r.b/NOA

KOMENTE