English

EULEX: Beogradi të nis hetimet për varrezën masive në Rashkë

Prishtinë, 13 qershor, NOA - Përfaqësuesit e misionit EULEX në Kosovë kanë thënë se i takon Beogradit të ndërmarrë hapin e ardhshëm, për të vazhduar me mbledhjen e informacioneve rreth varrezës masive në Rashkë, ku dyshohet të jenë trupat e 250 shqiptarëve të vrarë.

“Ky rast ka një rëndësi të madhe. Ne inkurajojmë autoritetet (serbe) që të ecin përpara sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që e vërteta të dalë në dritë”, u ka thënë agjencive serbe të lajmeve zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviç.

Në muajin maj, në afërsi të Rashkës u gjet një varrezë masive me trupat e shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës 1998-1999, gjë që është konfirmuar edhe nga prokurori serb për krime lufte, Vlladimir Vukçeviç.

m.xh/NOA

KOMENTE