Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mashtroi një shofer taksie, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan
English

Mashtroi një shofer taksie, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Elbasan, 13, Qershor, NOA – Duke përdorur emër të rremë mashtroi një shofer taksie duke i kërkuar para borxh dhe arrestohet.

Kështu i ndodhi 40 vjeçarit Bashkim Rasim Alla , banor i fshatit Zgozh të qytetit të Librazhdit.

40 vjeçari në 11 qershor iu prezantua një shoferi taksie nga fshati Katund i Ri i Elbasanit, me iniciale A.H., i Elbasanit, si shefi i njësisë së TAX-FORCE me emrin e rrëmë “Klodian Elezi”.

I prezantuar si zyrtar i kësaj force, Bashkim Alla i ka marrë shoferit të taksisë A.H. në 11 qershor një shumë prej 200 Euro.

Një ditë më vonë, rishtas i kërkoi edhe 200 Euro të tjera.

Pikërisht në këtë moment shoferi i taksisë, A.H. dyshoi mbi personin në fjalë duke thirrur në ndihmë policinë, e cila në orën 23.00 të mbrëmjes së të shtunës e ka arrestuar 40 vjeçarin Bashkim Alla.

Sikundër bën të ditur Drejtoria e Policisë së Elbasanit, mashtruesit Alla iu sekuestruan si provë e mashtrimit, të cilën duket ta ketë zhvilluar edhe në persona të tjerë më parë, një shumë parash prej 87 mijë lekësh.

Bashkim Alla akuzohet tashmë për mashtrim dhe përvetësim të titullit shtetëror.

mit/NOA
KOMENTE