English

Rama nga Shkodra: Pa transparencë rikthehemi në grevë dhe protesta

Tiranë, 13 Qershor, NOA – Pas konferencës së djeshme të liderit socialist, Edi Rama ku ai theksoi se Partia Socialiste në historinë e saj 19 vjeçare ndodhet tashmë në sfidën më vendimtare atë të transparencës dhe çrrënjosjes së krizës shqiptare, vetë Rama deklaroi mbrëmë në një tubim në Shkodër, se “jemi të gatshëm të bëjme çdo kompromis me mazhorancën për të garantuar transparencën e zgjedhjeve të qershorit”.

Këtë deklaratë Edi Rama e lëshoi në një tubim kushtuar kremtimit të 19 vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste me militantë shkodranë.

Sipas kryesocialistit në rast të mos arritjes së një kompromisi ku të plotësohen nga mazhoranca kërkesat e opozitës për transparencë. Atëherë opozita do t’i kthehet rishtas protestave dhe grevës së urisë.

Duke i falënderuar shkodranët për solidaritetin e tyre me protestat e opozitës dhe për pjesëmarrjen në grevën e urisë, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, garantoi rishtas qytetarët se beteja për transparencën do të vazhdojë dhe se socialistët janë të gatshëm ta ndjekin këtë ideal europian deri në fund.

mit/NOA
KOMENTE