Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthimi Në Sauk/Dy Të Plagosur Ndihmë Mjekësore; Vazhdojne Hetimet Per Ngjarjen E Rende
English

Shpërthimi Në Sauk/Dy Të Plagosur Ndihmë Mjekësore; Vazhdojne Hetimet Per Ngjarjen E Rende

TIRANË, 13 Qershor/ATSH/.- Nënë e bir të cilët mbetën të plagosur paraditen e sotme si pasojë e nje shpërthimi në një banesë në lagjen Sauk të Tiranës ndodhen në repartin e djegieve në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ku marrin ndihmën e nevojshme mjeksore. Mjekët që po kurojnë të lënduarit e kësaj ngjarje të rëndë ku mbetën të vdekur dy persona pohuan se, Fatbardha Xhebrahimi dhe djali i saj 32-vjeçar, Altin Xhebrahimi ndodhen jashtë rrezikut për jetën. "Të plagosurit kanë në trup plagë djegieje dhe plage prerëse të fundit të shkaktuara nga përplasja me sendet të forta, gjatë shpërthimit", tha për gazetarët mjeku Sokol Isaraj. Një shpërthim i fuqishëm në një banesë në lagjen Sauk të Tiranës sipas të dhenave paraprake shkaktoi të dielën paradite, vdekjen e Xhevdet Xhebrahimit, i zoti i shtëpisë dhe Luan Brahja i një afërmi i tij . Ende nuk ka të dhëna të sakta se cili ka qënë shkaku i këtij shpërthimi, por mendohet se tragjedia mund të ketë ndodhur nga një bombol gazi ose nga një shkëndije elektrike, ndërkohë që dyshohet dhe për vendosjen e një sasie eksplozivi. Forcat e zjarrfikësve shkuan menjëherë në vendngjarje duke dhënë ndihmën e menjëhershme. Shtëpia dy-katëshe ku ka ndodhur ngjarja e rëndë, ka pësuar dëme te konsiderueshme, ndërsa çatia e saj është shkatërruar e tëra. Në vendngjarje ka shkuar edhe drejtori i Policiës së Tiranës, Tonin Vocaj si dhe forca të policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. /a.s/f.n/
KOMENTE