Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi D, Gjermania Fiton Me Goleadë Ndaj Australisë
English

Sport-Botëror/ Grupi D, Gjermania Fiton Me Goleadë Ndaj Australisë

TIRANË, 13 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Vjen falë Gjermanisë goleada e parë në këtë kampionat Botëror. Përfaqësuesja gjermane mundi 4-0 Australinë duke marrë kryesimin e Grupit D me 3 pikë, aq sa Gana që mposhti 1-0 Serbinë. Një provë e shkëlqyer e Gjermanisë, e cila shënoi pas vetëm 8 minutash me anë të Lukas Podolskit. Në minutën e 26-të Klose gjen golin e dytë që praktikisht mbyll ndeshjen dhe shuan shpresat për Australinë. Në pjesën e dytë gjërat bëhen më të lehta për Gjermaninë, pas daljes me karton të kuq të mesfushorit australian, Tim Cahill në minutën e 56-të për një ndërhyrje nga prapa ndaj Bastian Shvajnshtajgerit. Dy golat e tjerë të Gjermanisë u shënuan nga Myler në të 68-ën dhe braziliani i natyralizuar në gjerman, Cacau në të 70-ën. Grupi D Gjermani - Australi 4-0 Shënues: Podolski 8', Klose 26', Myler 68', Cacau 70' Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Lahm, Friedrich, Mertesacker, Badstuber; Schëeinsteiger, Khedira; Muller, Ozil (st Gomez), Podolski (Marin); Klose (Cacau). Trajner: Joakim Lëv. Australia (4-2-3-1): Schvarzer; Uilkshire, Moore, Neil, Chipperfield; Valeri, Grella (Holman); Emerton (Jedinak), Culina, Garcia (Rukavytsya); Cahil. Trajner: Tim Verbeek
KOMENTE