Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi D, Serbi - Gana, Sfida E Trajnerëve
English

Sport-Botëror/ Grupi D, Serbi - Gana, Sfida E Trajnerëve

- Ndeshja është një betejë midis dy trajnerëve serb, pasi Gana drejtohet nga Milona Rajeviç, ndërsa Serbia nga Radomir Antiç -. TIRANË, 13 Qershor/ATSH-Gjergji Mima/.- Serbia dhe Gana do të nisin fushatën e tyre në Kupën e Botës në grupin D në Pretoria sot në orën 16:00. Dy skuadrat ndodhen në një grup të vështirë, nisur nga fakti se duhet të luftojnë me një gjigant si Gjermania, por dhe me një Australi ambicioze. Për Ganën kjo është paraqitja e dytë në finalet e Kupës së Botës, teksa debutuan katër vjet më parë në Gjermani, ndërkohë që për Serbinë kjo është finalja e parë si komb i vetëm, jo në përbërje të ish-Jugosllavisë. Ndeshja është një betejë midis dy trajnerëve serb, pasi Gana drejtohet nag Milona Rajeviç, ndërsa Serbia nga Radomir Antiç. Gana është pa lojtarin e saj më të rëndësishëm, Mikael Esien (i dëmtuar), por ka në gjirin e saj yllin e Interit, Sulej Muntari. Stefian Apiah do të jetë kapiteni i "Yjeve të zinj" (Black Stars) Serbia shpreson se mbrojtësi i Mançester Junaitid të jetë për ndeshjen pas sëmundjes që pati para ndeshjeve miqësore kundër Polonisë dhe Kamerunit. Trajneri Antiç nuk ka shqetësime të tjera në ekip. Nikola Zigiç i Birmingamit parashikohet të jetë në sulm, Milos Krasiç dhe Milan Jovanoviç do ta mbështesin nga krahët. /f.n/
KOMENTE