Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Dhjetëra Motociklistë Të Huaj, Paradë Përgjatë Bregdetit
English

Vlorë: Dhjetëra Motociklistë Të Huaj, Paradë Përgjatë Bregdetit

VLORE, 13 Qershor/ATSH-H.Koçi/- Dhjetra motoçiklistë të huaj kanë zhvilluar sot një paradë në bulevardin kryesor të qytetit të Vlorës dhe më tej, përgjatë rrugës së bregdetit deri në Orikum, për të vazhduar drejt Sarandës. Burime të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se motoçiklistët që vijnë nga vende të ndryshme të Evropës, janë pjesë e itenerareve të garave sportive që zhvillohen përgjatë rrugëve bregdetare, deri në Sarandë. Pasi bënë një ndalesë të shkurtër në një nga lokalet në Ujin e Ftohtë, ata vazhduan rrugëtimin në drejtim të jugut. Gjatë sezonit të verës, rruga bregdetare Vlorë-Sarandë frekuentohet nga të pasionuarit pas motoçiklizmit, të cilët vijnë nga vende të ndryshme si Italia, Polonia, Mali i Zi, Franca, Gjermania etj. Krahas këtyre, është rritur ndjeshëm fluksi i turistëve që udhëtojnë me kampera, të cilët përshkojnë bregdetin Vlorë-Sarandë, duke bërë ndalesa në pika të ndryshme si në Dhërmi, Porto Palermo etj. Pak ditë më parë, të paktën 70 turistë nga qytete të ndryshme të Italisë mbërritën në Vlorë me kampera, për të qëndruar një periudhë 10 ditore. /k.sh/
KOMENTE