Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Rriten Temperaturat, Kushte Normale Lundrimi
English

Vlorë: Rriten Temperaturat, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 13 Qershor/ATSH-H.Koçi/.- Vlerat e temperaturave në gjirin detar të Vlorës do të shënojnë sot një rritje respektive me rreth 0.5 gradë celsius, krahasuar me një ditë më parë. Situata e mirë meteorologjike do të vazhdojë të mbizotërojë dhe gjatë ditës së sotme, pavarësisht nga disa zhvillime resh që do të arrijnë në nivelin mesatar. Duke shfrytëzuar këto kushte të favorshme, më shumë se 20 peshkarexha janë në aktivitet të vazhdueshëm gjuetie duke dalë për peshkim në një zonë të gjerë detare deri në 5 milje në perëndim të ishullit të Sazanit. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Jug-Juglindje me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 32-34 gradë celsius dhe ato minimale në 22-24 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. Tragetet e linjës detare Brindisi-Vlorë, që kanë mbërritur dhe po përpunohen në kalata, pritet të lundrojnë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian, në orët e mesditës. /a.s/
KOMENTE