Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
80 Foto Per Shqipërine Nga Aci & Hakkenberg
English

80 Foto Per Shqipërine Nga Aci & Hakkenberg

TIRANË, 14 Qershor/ ATSH- Suada Daci/- Për 4 vjet kanë shëtitur në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, duke zbuluar dhe vende që pak shqiptare nuk i kanë parë. "Albania in Focus" (Shqipëria në fokus), është ekspozita me të paktën 80 foto me ngjyra dhe bardh e zi, të realizuara nga Izabella Aci nga Transylvania dhe Kimberly Hakkenberg, nga Kanadaja, e çelur sot në mjediset e Fap Galeri. "Kemi jetuar për 5 vjet në Tiranë dhe kemi qënë kudo nëpër Shqipëri, nga veriu deri në jug", tha në një intervistë për ATSH-në, Izabella Aci. Sipas saj, "fotografitë e ekspozuara sot janë të viteve të fundit" duke shtuar se "përmes kësaj ekspozite deshëm të tregonim vendet më bukura të Shqipërisë, njerëzit e mirë, ngjyrat e saj ". "Kemi qënë në Tropojë, Shkodër, Berat, Përmet, Gjirokastër, por jo në zonat bregdetare, sepse kemi dashur të fotografojmë vende ku shqiptarët nuk shkojnë fundjavave", tha Kimberly Hakkenberg, duke shtuar se një nga qytetet e saj të preferuara është Gjirokastra, dhe kjo përsa i takon arkitekturës së qytetit. Kimberly në këtë ekspozitë prezantojet me shumë fotografi me ngjyra, ku veçohet portreti i një plake nga Ardenica që mbledh lule dele, për të bërë ilaçe. Ndërsa Izabella Aci prezanton në këtë ekspozitë edhe disa punime bardh e zi. "Fotografitë nga natyra i kam bërë më ngjyra sepse e tillë është natyra shqiptare, shumëngjyrëshe", tha ajo, duke shtuar se me anë të fotografive bardhë e zi "kam realizuar portrete njerëzish pasi mendoj se shqiptarët janë njerëz të fortë dhe me karakter të fortë". Por fotografi bardh e zi ajo ka bërë në disa objekte të braktisura siç janë fabrikat apo uzinat, duke fotografuar pikërisht uzinën e Metalurgjikut në Elbasan. Izabella Aci, e cila pas pak ditësh do të largohet nga Shqipëria për të shkuar në Afrikë, shprehet se "do të bej fotografi edhe në Afrikë, por ekspozitë do të realizojë vetëm në rast se Afrika do të më pëlqejë, ashtu siç më pëlqeu Shqipëria". Fotografitë e dy turisteve të huaja do të shiten ndërsa paratë e grumbulluara prej tyre do të shkojnë për bamirësi. "Ne për dy vjet kemi qënë trajnuese të "Tirana Women International Group" dhe paratë e kësaj ekspozitë do të shkojnë për bamirësi, sepse duam që gjithçka të kthehet sërish në Shqipëri, veçanërisht për fëmijet dhe gratë". thonë njëzëri Izabella Aci dhe Kimberly Hakkenberg. Ekspozita "Albania in Focus" do të qëndrojë e hapur deri më 17 qershor./s.s./
KOMENTE