Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durres: Mot I Mire Dhe Det I Qete Ne Rajon
English

Durres: Mot I Mire Dhe Det I Qete Ne Rajon

DURRES, 14 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Në rajonin detar të Durrësit sot do të mbizotërojë moti i qëndrueshëm me temperatura të larta, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit, sipas të cilave, kushtet e mira detare do të mundësojnë lundrimin pa probleme të trageteve, anijeve dhe motopeshkatoreve. Tre tragetet e linjës Bari-Durrës, që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian, po ankorohen nëjri pas tjetrit në kalatat përkatëse, ndërsa gjatë ditës priten edhe dy tragete të tjerë përkatësisht nga Bari dhe Trieste. Megjithë mjegullën e orëve të para të mëngjesit, gjatë ditës moti do të kthjellohet dhe era e lehtë dhe temperaturat mbi në 30 gradë pritet të karakterizojnë të gjithë javën në vazhdim. Përpunimi i anijeve me mallra dhe kontejnerë do të vijojë normalisht, saktësuan burimet e kapitenerisë, duke shtuar se që nga fillimi i javës gjuetia e motopeshkatoreve është favorizuar nga deti i qetë dhe erë e lehtë. /a.ke/
KOMENTE