Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy vjet nga fyerja ndaj Ballës, PS padit Berishën:T’i hiqet imuniteti (VIDEO)
English

Dy vjet nga fyerja ndaj Ballës, PS padit Berishën:T’i hiqet imuniteti (VIDEO)

Shikoni videon me titra të debatit parlamentar

Tiranë, 14 Qershor, NOA – Kur ngërçi mes mazhorancës dhe opozitës ka mbërritur në një pikë kyçe, saqë në sfond s’duket gjasë për marrëveshje, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Saimir Tahiri dorëzoi sot në Prokurorinë e Përgjithshme një padi penale ndaj kryeministrit Sali Berisha.

Padia ndaj kreut të qeverisë është ngritur mbi fyerjen dhe kanosjen për shkak të detyrës, që kryeministri i drejtoi dy vjet më parë deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë seancave parlamentare të vitit 2008.

“Fatkeqësisht ky nuk është kallëzimi i parë që Partia Socialiste bën ndaj kryeministrit të vendit Sali Berisha, por shpresojmë dhe kemi gjithë besimin që Prokuroria e Përgjithshme do të nisë hetimin penal me shpejtësi dhe me efikasitet, duke kërkuar heqjen e imunitetit të z. Berisha dhe ndjekjen penale ndaj tij, pasi nuk është hera e parë që paraqesim padi ndaj Berishës, por është e disata herë”, deklaroi nënkryetari i grupit kuvendor socialist.

Sipas Tahirit, kryeministri Berisha është shkelës i përsëritur i ligjit dhe kërcënues përsëritës ndaj deputetëve të Partisë Socialiste si dhe ndaj opozitës në tërësi, ndaj socialistët shpresojnë që kjo padi të mos ketë fatin e padive të tjera, të mos mbetet në sirtarët e prokurorisë, por të nisë sa më shpejt ndjekja penale ndaj kreut të qeverisë.

Por, duke iu referuar dy viteve të kaluara pa një padi ndaj fyerjeve që pësoi deputeti Balla, nënkryetari i grupit socialist, theksoi se “ne nuk pritëm dy vjet, ne ndërkohë paraqitëm pranë prokurorisë të gjitha ankesat tona ndaj kryeministrit të vendit dhe gjithashtu vepra penale e konsumuar prej tij, pra, kanosja dhe fyerja për shkak të detyrës, është një vepër penale, hetimin e të cilës, prokuroria mund ta kishte nisur edhe me iniciativën e saj, pa pritur kallëzimin nga Partia Socialiste”.

“Gjithsesi ne kemi paraqitur shumë kallëzime penale ndaj kryeministrit Berisha, për të cilat, deri më sot nuk kemi informacion dhe njoftim nga prokuroria”, nënvizoi deputeti Tahiri, i cili rishtas vuri në dijeni se përveç thirrjeve dhe informacioneve për kallëzime penale të mëparshme ndaj kryeministrit, Partia Socialiste pret tashmë një përgjigje të shpejtë për nisjen e hetimeve për kallëzimin më të fundit ndaj kreut të qeverisë, Sali Berisha.

mit/NOA

{youtube}620mGpwAlNA{/youtube}

KOMENTE