Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjyshja me nipin dashurohen marrëzisht, presin fëmijë, historia vazhdon ...
English

Gjyshja me nipin dashurohen marrëzisht, presin fëmijë, historia vazhdon ...

Zelandë e Re, 14 Qershor NOA - Ata janë gjyshe dhe nip, marrëzisht të dashuruar me njëri-tjetrin deri në atë pikë sa i kanë përballuar të gjithë vështirësitë e lidhjes së tyre, madje dhe kërcënimin e burgimit.

Bëhet fjalë për Pearl Bailey dhe Phil Carter, gjyshen 72 -vjeçare dhe nipin e saj 26-vjeçar, dashuria e të cilëve është kthyer në një skandal të vërtetë në Zelandën e Re pas bërjes së saj publike.

E kjo, edhe për faktin se para disa ditësh u mor vesh lajmi që gjyshja na qenka madje në pritje edhe në një fëmije nga nipi i saj.

Faktikisht, ata kanë blerë një vezë me një çmim 54 mijë dollarësh të Zelandës e Re (rreth 30 mijë euro), e cila është fekonduar nga sperma dhe futur në mitër të Phil, një nënë tjetër e cila do të dhurojë fëmijën për çiftin e çuditshëm.

“Opinionet e të tjerëve nuk më interesojnë. Ajo që është e rëndësishme është se ne duhemi. Lajmi më i bukur do të ishe ai i pranisë së një fëmije”, - këto ishin fjalët e gjyshes së dashuruar pas nipit të saj.

Gruaja më pas ka kujtuar takimin e tyre të parë ku u shpreh se pas tij, ndihej tepër e gjallë seksualisht dhe pohoi se lidhja me nipin filloi vetëm dy javë më pas.

“Një natë darkuam dhe konsuamuam disa gota verë. Më pas e ftova në dhomën time të gjumit dhe e putha. Fillimisht prisja një refuzim por, papritur ajo ishte reciproke”, - pohoi 72 vjeçarja.

Djali konfirmon gjithçka dhe pohon se është i dashuruar pas gjyshes së tij duke shtuar se ai ka qenë gjithmonë i tërhequr nga gratë më të vjetra se ai, por këto nuk ishin gjyshja e tij.

r.b/NOA

KOMENTE