Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hida: Ndryshimet Per Taksat E Makinave Heqin Diskriminimin Fiskal Per Shtetasit E Be-Së
English

Hida: Ndryshimet Per Taksat E Makinave Heqin Diskriminimin Fiskal Per Shtetasit E Be-Së

TIRANE 14 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Ndryshimet në ligjin "Për taksat e automjeteve" synojnë heqjen e diskriminimit fiskal për shtetasit e BE-së, deklaroi të hënën për ATSH-në, deputeti i Partisë Demokratike, Sybi Hida. Hida tha se në ligj nuk parashikohet heqja e doganës për automjetet, por heqje e diskriminimit fiskal, që do të thotë se, me ligjin e mëparshëm tatoheshin vetëm personat e huaj që shisnin makina në Shqipëri, ndërsa tani do të tatohen edhe shtetasit shqiptarë që i shesin makina njëri-tjetrit. "Përmirësimet në ligj bëhen në kuadër të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, pasi ne kemi nënshkruar marrëveshjen dhe jemi të detyruar të heqim diskriminim fiskal për shtetasit europian", tha Hida. Ai theksoi se nëpërmjet këtij ligji bëhet njësimi për të gjithë. "Ligji parashikon që të gjithë personat që shesin makinë janë të detyruar të derdhin në buxhetin e shtetit një taksë kombëtare. Duke ditur efektet negative që kanë makinat e përdorura në mjedis, qytetarët do të paguajnë një taksë kombëtare, që në bazë të formulës, është e barabartë me formulën e parashikuar në ligj, minus diferencën e taksës që është paguar në momentin që automjeti ka hyrë në Shqipëri", sqaron Hida. Ligji, sipas tij, nuk do të sjellë një rritje të barrës fiskale për qytetarët, ndërsa efektet pozitive në buxhet do të jenë të papërfillshme. Në bazë të ligjit të ri për taksat e makinave, i cili ka marrë edhe dekretimin e Presidentit, krahas shumës që do të paguajë në doganë, pronari i një automjeti detyrohet të paguajë para edhe në momentin e shitjes. Taksimi i ri i automjeteve bazohet mbi fuqinë motorike, vitin e prodhimit si dhe llojin e karburantit që ai përdor. Shuma që do të paguhet është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me vitin e prodhimit. Koeficienti fiks për çdo vit përdorimi për autoveturat është 0.5 ndërsa për mjetet e tjera, përjashto ato të transportit publik, 0.25. Ndërkohë, taksa fikse për karburantin parashikohet të jetë 20 lekë për automjetet që punojnë me benzinë dhe 25 lekë për ato me naftë. Taksa e makinave do të përllogaritet sipas formulës: Vjetërsi X 0.5 X fuqi motorike X 20 lekë për benzinën ose 25 lekë për naftën./n.m/
KOMENTE