English

Histori - Polonia Përkujton Nisjen E Trenit Të Parë Drejt Kampit Të Përqëndrimit Të Aushvic-Birkenaut

TARNOW (Poloni), 14 qershor /ATSH-AFP/ - Më 14 qershor 1940, një tren me të burgosur politikë polakë po drejtohej drejt një ish-kazerme në jug të Polonisë së pushtuar nga nazistët. Ky ishte treni i parë drejt Aushvicit, ku u ekzekutuan më shumë se 1,1 milionë persona, një milion prej të cilëve hebrenj. Ata ishin 728 burra, dalë nga burgu i Tarnowt dhe shtyrë nga një nxehtësi mbytëse në vagonët me dritare të mbyllura në një destinacion të panjohur. Rreth 70 vjet më pas, me iniciativë të Shoqatës së Familjeve të Aushvicit, një tren do të përshkojë sërish në mënyrë simbolike 140 kilometrat dhe një homazh do të zhvillohet sot në kujtim të gjithë viktimave të kampeve naziste me mbërritjen në këtë vend që është bërë tashmë simbol i Holokaustit. Në këtë ceremoni përkujtimore do të jenë të pranishëm dhe disa të mbijetuar nga ky tren. Si në atë kohë, treni do të ndalojë në stacionin e Krakovit. Atje këta njerëz, shumica prej të cilëve tentuan të takonin nga Sllovakia apo Hungaria ushtrinë polake në Francë, mësuan në po këtë ditë hyrjen e trupave gjermanë në Paris./ /ec/ a.jor.
KOMENTE