English

Indi - Të Paktën 42 Të Vdekur Nga Mbytja E Një Anijeje Në Lumin Gang

LUCKNOW(Indi), 14 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 42 persona besohet të kenë humbur jetën nga mbytja e një anijeje që pritej të shkonte në një ceremoni fetare, të zhvilluar sot në lumin Gang në veri të Indisë, njoftuan autoritetet. Anija, me në bord rreth 60 persona, ishte marrë me qera për të zhvilluar një ceremoni lutjesh në lumin e shenjtë, sipas besimit hindu. Anija u përmbys në një rajon me rryma të forta, deklaroi në linjë telefonike për AFP, Senthil Pandyan, kreu i distriktit Ballia, në shtetin Uttar Pradesh. "Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 25 trupat të pajetë dhe 17 persona janë deklaruar të zhdukur. Po vazhdojmë kërkimet por kemi pak shpresa për të gjetur të mbijetuar", deklaroi për AFP një zyrtar policor që kryesonte koordinimin e operacioneve të shpëtimit, Brij Lal. Në radhët e viktimave ndodheshin edhe nëntë gra, nëntë burra dhe shtatë fëmijë, shtoi zyrtari./ /i.p/
KOMENTE