Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës: Mjekët Në Gatishmëri Për Evidentimin E Të Prekurve Nga Ethet Hemoragjike
English

Kukës: Mjekët Në Gatishmëri Për Evidentimin E Të Prekurve Nga Ethet Hemoragjike

KUKËS, 14 qershor /ATSH-R.Hoxha/ - Në ditët e para të qershorit në qarkun e Kukësit janë evidentuar 6 persona të prekur nga ethet hemorragjike, ç'ka ka rritur shqetësimin e mjekëve për përhapjen e sëmundjes, ndërsa kanë mbrritur edhe specialistë të shëndetit publik që po monitorojnë situatën, bënë të ditur burime pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik. "Deri janë janë konfirmuar 6 raste dhe vetëm gjatë këtyre ditëve të qershorit të moshës 12-50 vjeç. Por situata është nën kontroll, ndërsa janë rritur kontrollet në të gjithë rajonin", thotë për ATSH-në drejtori rajonal i shëndetit publik, Nikolin Martini. Në fillim të muajit u evidentuan dy rastet e para të sëmundjes në komunën e Tërthores, që u dërguan menjëherë në spitalin e Tiranës dhe gjendja e tyre është drejt përmirësimit të plotë. Për ndjekjen nga afër të situatës, në Kukës kanë mbërritur edhe specialistë të shëndetit publik që po monitorojnë gjithçka. "Situata është nën kontroll, ndërsa janë rritur kontrollet në të gjithë rajonin", thotë Martini. Ethet hemorragjike kanë burimin e infeksionit te kafshët si miu e insektet, që në këtë periudhë gjallojnë në të gjitha mjediset. Kjo sëmundje jep temperaturë, ethe dhe hemorragji të brendshme. Nëse nuk kurohet me shpejtësi mund të shkaktojë deri edhe vdekjen./ch/
KOMENTE