Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukes: Vazhdojne Hetimet Ne Pisten E Rrembimit Per 6-Vjecaren Bleona Mata
English

Kukes: Vazhdojne Hetimet Ne Pisten E Rrembimit Per 6-Vjecaren Bleona Mata

KUKES, 14 qershor/ATSH-R.Hoxha./- Kërkimet për gjetjen e 6-vjeçares nga Zapodi, Bleona Mata, e zhdukur në mënyrë misterioze nuk kanë dhënë asgjë të re deri tani, por megjithatë, kërkimet dhe hetimet vazhdojnë. Zëdhënësja e Policisë së qarkut të Kukësit, Odeta Popa tha sot për ATSH-në, se "Halla e vogëlushes, Alketa dhe një shoqja e saj që u dërguan në Tiranë për t'u pyetur nga prokurorët e Krimeve të Rënda janë kthyer në fshat". "Ende nuk ka ndonjë gjë të re, ndonëse hetimet vazhdojnë në pistën e rrëmbimit", thotë nëndrejtori i Policisë së Kukësit, Xhaferr Elezi. Dyshimet se vajzat, me të cilat ishte në kullotë 6-vjecarja mata mund të dinin dicka në lidhje me këtë ngjarje misterioze u përforcuan pas deklarimit të gjyshit dhe të jatit të saj, se kanë dëgjuar se ato kanë pyetur njëra tjetrën "a tregojmë drejt a jo". Por pavarësisht rezultateve të deritanishme, kërkimet dhe hetimet vazhdojnë në të gjithë zonën. 6-vjecarja Bleona Mata humbi misteriozisht rreth orës 17.30 minuta në 22 maj dhe që asaj dite, nuk është gjetur asnjë gjurmë e saj, edhe pse kërkimet e hetimet në lidhje me këtë ngjarje të pazakontë janë shtrirë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni./n.m/
KOMENTE