Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lindje E Mesme - Gaza/ Be: Të Hapen Menjëherë Dhe Pa Kushte Pikat E Kalimit
English

Lindje E Mesme - Gaza/ Be: Të Hapen Menjëherë Dhe Pa Kushte Pikat E Kalimit

LUKSEMBURG, 14 qershor /ATSH-ANSA/ - Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, të cilët u mblodhën sot në Luksemburg, bënë një apel për Izraelin që të "hapë menjëherë rrugët e lëvizjes në Rripin e Gazës" dhe deklaruan se janë "të gatshëm për të kontribuuar për këtë çështje". Në konkluzionet e mbledhjes, Këshilli i Jashtëm i Bashkimit Evropian, dënon përdorimin e dhunës gjatë operacionit izraelit kundër flotës me ndihma humanitare dhe kërkon një hetim të plotë dhe të menjëhershëm që përfshin një "pjesëmarrje të besueshme ndërkombëtare". "Në një situatë që tashmë konsiderohet e paqëndrueshme, Këshilli i Jashtëm i BE-së bën apel për hapjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të pikave të kalimit për ndihmat humanitare, mallrat dhe individët, drejt dhe nga Gaza, përfshi mallra që shkojnë nga Cisjordania, duke gjetur një zgjidhje që të konsiderojë shqetësimet legjitime të Izraelit për sigurinë, përfshi ndalimin e menjëhershëm të ushtrimit të dhunës dhe luftimet me armë zjarri në territorin e Gazës", thuhet në deklaratën përfundimtare të Ministrave të Jashtëm të BE-së. "BE është e gatshme të kontribuojë për realizimin e një mekanizmi bazuar në marrëveshjen e vitit 2005 për lëvizjen dhe aksesin, që do të lejonte rindërtimin e Gazës dhe rimëkëmbjen e ekonomisë së saj. Objektivi kryesor është hapja e pikave të lëvizjes nëpërmjet tokës dhe mundësisht nëpërmjet detit", thuhet më tej në deklaratë. /e.v/
KOMENTE