Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministrat E Jashtëm Të Be-Së: Liderët Shqiptarë Të Gjejnë Zgjidhje Të Shpejtë Dhe Të Qëndrueshme
English

Ministrat E Jashtëm Të Be-Së: Liderët Shqiptarë Të Gjejnë Zgjidhje Të Shpejtë Dhe Të Qëndrueshme

- Konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian mbi Shqipërinë - TIRANË, 14 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian theksoi sot se "është koha që liderët politikë shqiptarë të gjejnë një zgjidhje për krizën aktuale, mbi një bazë e cila t´i qëndrojë provës së kohës". Ambasada e Spanjës në Tiranë, vend i cili mban kryesinë e radhës së BE-së, publikoi sot konkluzionet për Shqipërinë, të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së, në Luksemburg. "Këshilli vazhdon të jetë i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 Qershorit 2009. Mirëpresim kthimin e opozitës në Parlament në linjë me iniciativën lehtësuese nga anëtarët e Parlamentit Europian, Daul dhe Schulz, në emër të grupeve të tyre politike, e cila u mbështet nga Përfaqësuesja e lartë, Ashton dhe nga Komisioneri Fule", thuhet në konkluzionet për Shqipërinë. Në këtë deklaratë, Këshilli i Ministrave të Jashtëm shpreh keqardhjen që iniciativa lehtësuese nuk ka gjetur ende një mbështetje të mjaftueshme për të bërë të mundur që Qeveria shqiptare dhe opozita të tejkalojnë diferencat e tyre. "Këshilli përsërit se është përgjegjësi e Qeverisë së Shqipërisë, së bashku me opozitën, që të gjejnë shpejt, në një mënyrë transparente dhe në respekt të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë, zgjidhje dhe rrugë përpara, të cilat do të jenë të nevojshme për vendin në rrugën e tij drejt BE-së", vijon deklarata e ministrave të Jashtëm të BE-së. Gjithashtu, Këshilli inkurajon Shqipërinë të vazhdojë aktivisht me reformat e nevojshme për një implementim të lehtë dhe në kohë të Marëveshjes së Stabilizim-Asocimit, duke marrë në konsideratë prioritetet e Partnershipit Europian dhe njëkohësisht përsërit mbështetjen e tij për perspektivën europiane të vendit. "Këshilli kujton se aplikimi i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, i paraqitur në Prill 2009, do të vlerësohet në bazë të principeve të parashtuara në Traktatin e BE-së dhe kritereve të përcaktuar nga Këshilli i Europës në Kopenhagen në vitin 1993, si dhe të konkluzioneve të Këshillit të Europës të Dhjetorit 2006, mbi konsensusin e rinovuar për zgjerimin. Këshilli bie dakord për t´u kthyer tek kjo çështje kur Komisioni të ketë bërë të ditur opinionin e tij", përfundojnë konkluzionet e Ministrave të Jashtëm të BE-së për Shqipërinë./s.s./
KOMENTE