Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një Ekspozitë Per Integrimin Në Be Te Ballkanit Perëndimor
English

Një Ekspozitë Per Integrimin Në Be Te Ballkanit Perëndimor

- Çelet në mjediset e Qëndrës se Informacionit të Delegacionit Europian në Tiranë, ekspozita "The Culture Lobby"- TIRANË, 14 Qershor/ ATSH- Suada Daci/- Një ekspozitë me rreth 26 fotografi që synon promovimin e portreteve kolektive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që presin të bëhen anëtare të Bashkimit Europian, u çel sot në Qëndrën e Informacionit të Delegacionit Europian në Tiranë. Ekspozita "The Culture Lobby", (Lobimi Kulturor), e çelur nën kujdesin e Ambasadës Britanike dhe Këshillit britanik në Tiranë sjell një nismë që synon të ngrejë një "arkivë aktive" të kujtesës kulturore në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni, Serbi dhe Kosovë në këtë momenti tranzicioni. Permes fotografive dhe video instalacioneve, punimeve grafike, akuarel, etj, ekspozita dokumenton gjithçka që qytetarët e këtyre vendeve mendojnë se do të ndryshojë kur vendet e Ballkanit të hyjnë në BE. "Jam shumë i kënaqur që Qëndra e Informimit të BE-së pati mundësinë që të ketë këtë ekspozitë fotografish në lidhje me Bashkimin Europian", u shpreh Shefi Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan. Sipas tij, "kjo ekspozitë konfirmon pikërisht gjëra, të cilat i lexoj shpesh në shtypin shqiptar, por njëkohësisht ajo jep një panoramë të gjerë të integrimit të Shqipërisë në BE". "The Culture Lobby", sipas Lohan, "është mbresëlënëse sepse na bën të gjithëve të mendojmë për një mesazh tjetër se c'farë duhet të ndryshojmë në jetët tona, gjatë kohës që Shqipëria po ecën përpara drejt BE-së". Ambasadrorja e Britanisë së Madhe në Shqipëri, Znj. Fiona Mcllwham, siguroi se, "qeveria britanike është e angazhuar të jetë lojtare dinamike në BE, duke punuar për një Bashkim Eurpoian më të fortë dhe të sukseshëm". "Ne duam t'i zgjerojmë përfitimet e BE-së, të ofrojmë stabilitet, prosperitet dhe mundësi për këtë rajon dhe për Shqipërinë, sepse ne e konsiderojmë perspektivën e anëtarësimit në BE si një mundësi të pakrahasueshme për shtetasit e Ballkanit Perëndimor", u shpreh Mcllwham Ekspozita "The Culture Lobby", pjesë e projektit "Culture Lobby" e programit "Creative Collaboration' të Këshillit Britanik, do të qëndrojë e hapur nga 14-30 qershor./n.m/
KOMENTE