Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 14 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Express" Turr në Shqipëri - Brenda 24 orëve, mbi 15 mijë kosovarë kanë kaluar kufirin me Shqipërinë. Autoritetet kufitare parashikojnë numër rekord të udhëtarëve këtë vit, pas funksionalizimit të Tunelit të Kalimashit. Të gjithë po ia shohin hajrin Autostradës. Për pak orë, kafja pihet në bregdet. Tituj të tjerë: Po edhe pikë - ICO e ka një pjesë të fajita për moskthimin e mjeteve të privatizimit dhe pensioneve. Deri në fund të vitit, këto para do të kthehen në Kosovë që të përdoren për zhvillim ekonomik. Pieter Feith të mos e zvarrisë procesin e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Sahala, flet për Express. Ambicia e Albinit - Lëvizja "Vetëvendosje" e Albin Kurtit synon t'i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjenerali ose Diplomati - Gjenerali francez Xavier Bout de Marnhac, dhe diplomati gjerman Herbert Salber, janë emrat e përfolur për shef të ri të EULEX-it. I pari ka qenë komandant i KFOR-it, ndërsa i dyti është Drejtor i Qendrës për Parandalimin e Konflikteve në OSBE. Brkseli ende nuk ka vendosur cili do të jetë pasardhësi i Yves de Kermabon. Thaçi kundër Thaçit - Kryeministri Thaçi, ky i Riu, ashtu si synon të shfaqet para qytetarëve të Kosovës, diplomatëve të Perëndimit dhe politikanëve të vendit, nuk dëshiron të ketë thuaja asgjë të përbashkët me Kryeministrin e deritashëm Thaçi dhe me Qeverinë e tij. Shkruan: Blerim Shala Koment - Kurti nën Ombrellën e Ahtisaarit - Për dallim nga mohimi i mëhershëm i plotë i Ahtisaarit, tani Kurti dhe Vetëvendosja faktikisht po pranojnë realitetin ahtisaarian, sepse me vendimin për futjen në garën elektorale detyrohen që të pranojnë pavarësinë çfarë e kemi sipas Ahtisaarit, me ligjet dhe rregullat e zgjedhjeve çfarë janë aktualisht. Shkruan: Shkëlzen Maliqi "Koha Ditore" Misioni i BE-së këmbëngul se nuk është zmbrapsur në luftimin e korrupsionit - EULEX-i i kënaqur me rezultatin e deritashëm të hetimeve - Ajo që mund të themi është se ky hetim po vazhdon me një ritëm të mirë dhe rezultatet do të dëshmojnë këtë. Ne gjithmonë e kemi thënë se këto hetime të komplikuara kanë nevojë për kohë, por mund të them se ajo që e kmi parë gjatë javëve të fundit tregon se ne kemi qenë të sinqertë në qasjen tonë dhe ky është vetëm fillimi", ka thënë Limdal Tituj të tjerë: Ritheksohet mandati i OCO-së Debëlldehasit pezullojnë protestën, presin hollësitë Miratimi i Ligjit të Punës do të vonohet Librarët, të pakënaqur me numrin e vizitorëve në panair PD-ja përfshihet në Qeveri me një zëvendësministër (Partia e Drejtësisë) Foto lajmi: Lëvizja "Vetëvendosje" ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, shefin e EULEX-it, Ives de Kermabon, dhe përfaqësuesin civil ndërkombëtar, Peter Feith, se janë përgjegjës për intervenimin e Policisë së Kosovës në zyrat e kësaj lëvizjeje. "Bota Sot" Fundi i llafeve! Duhen rezultate në luftimin e krimit - Intervistë me Fajzullah Hasanin, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës Tituj të tjerë: Çeku: Dita e paqes, shtrembërim i historisë siç dëshiron Serbia - Intervistë me Agim Çekun, ish komandant i UÇK-së Vetëvendosja: Politika është na panik Server: Ballkanit i kanoset një dramë e re në Kosovë - Janë pjekur kushtet për zgjidhje Albin Kuri ose revolta e popullit shqiptar si herezi politike "Zëri" Miliona euro "dhuratë" AUK-ut Tituj të tjerë: SHBA dhe BE të rrisin angazhimin në Ballkan E mirëpresin "Vetëvendosjen" në politikë Demonstratë në ditën e gjykimit të Albinit Parlamenti në krizë Editoriali - Letër ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi Opinione - 20 qershori është Dita e Çlirimit të Kosovës "Kosova Sot" Agjencia Kundër Korrupsionit ndërmerr masa në organin më të lartë udhëheqës të drejtësisë - Nisin hetimet për konfliktin e interesit në KGJK Tituj të tjerë: Arrestimi i Kurtit, lëvizja fajëson Thaçin, Kermabon dhe Fajtin Progresi i Kosovës në skanerin e KE-së Rriten shkëmbimet tregtare me Shqipërinë Editoriali - "Vetëvendosja"pragmatike "Lajm" Reagime pas arrestimit të liderit të lëvizjes "Vetëvendosje" - Me motiv politik Tituj të tjerë: Analisti Daniel Serwer komenton raportet Kosovë-Serbi - Dramë e re në Ballkan? Pa identitet në internet - Mungon Kosova Sektori mineral në Kosovë - "Trepça" me pak prodhim Prizren - Thaçi e Kryeziu, takim sekret (PDK-LDK) "Tribuna shqiptare" Analistët nuk shohin mundësi të bashkimit të LDD-së me LDK-në - Nuk bashkohen Tituj të tjerë: Tiranë - Hiqet e kuqja Prishtinë - Integriteti i garantuar Shkup - Provokimet ndaj Tanushës Pak veprime kundër korrupsionit Të pagjeturit në Kosovë - Rashka në duart e Beogradit Temperaturat e larta - Larg diellit! "Infopress" Autostrada po ecën me ritme të shpejta - Një delegacion ministror viziton punimet e autostradës në Vërmicë të Prizrenit Tituj të tjerë: Kujdes nga Kosova e Bosnja Kryeministri Hashim Thaçi, ka përuruar të shtunën monumentin e paqes kushtuar trupave të NATO-s në Prizren Lufta anti-korrupsion e politizuar A do të ndryshojë "Vetëvendosje"? Së shpejti agjencia që konfiskon pasuri të paligjshme Qytetarë, rrini nën hije! "Epoka e Re" Naser Rugova flet për zhvillimet e fundit në LDD dhe largimin e Adem Salihajt nga kjo parti - Koha e "çernobilëve" ka mbaruar! Tituj të tjerë: Grupi Drejtues Ndërkombëtar, sot në Prishtinë Vetëvendosje! Akuzon Thaçin, Feithin e Kermabon - Më 21 qershor demonstratë Një akt i turpshëm! /a.ke/
KOMENTE