Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu- Isg:: Kosova Është Rrëfim Suksesi
English

Sejdiu- Isg:: Kosova Është Rrëfim Suksesi

PRISHTINË, 14 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Kosova është një rrëfim suksesi, tha sot Presidenti Fatmir Sejdiu, në një drekë të shtruar për përfaqësuesit e Grupit Drejtues Ndërkombëtar (ISG), i cili u mblodh sot në Prishtinë, në takimin e njëmbëdhjetë. Presidenti i informoi përfaqesuesit e këtij Grupi për zhvillimet e kohëve të fundit në Kosovë, për vizionin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për ecuri sa më të shpejtë në proceset integruese, për bashkëpunimin e vazhdueshëm me ICO-n, EULEX-in dhe KFOR-in, por edhe për përkushtimin për realizimin e pritjeve të qytetarëve të vendit. "Është sfidë e vazhdueshme që të realizohet projekti politik i Kosovës për lëvizje të shpejtë në proceset integruese, por edhe në planin e brendshëm, duke u nisur nga zhvillimi ekonomik, çështja e sundimit të ligjit dhe fushat e tjera", theksoi Presidenti Sejdiu. Në këtë kontekst, Presidenti Sejdiu u bëri thirrje përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse në këtë takim që të japin në vazhdimësi ndihmë të veçantë në procesin e njohjeve të reja për Republikën e Kosovës dhe të anëtarësimit të saj në organizmat ndërkombëtarë. Ndërkohë, Kryeministri Thaçi, në një takim me Grupin Ndërkombëtar Drejtues (ISG), sot në Prishtinë kërkoi mbështetjen e tyre për fuqizimin e Kosovës. "Ju më së miri kuptuat se pavarësia e Kosovës ishte opsioni i vetëm dhe iu besuat qytetarëve të Kosovës të ndërtojnë një shtet demokratik dhe shumë-etnik, i cili mund të bëhet model stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Tashmë, një gjë e tillë është realitet dhe besoj se Kosova e ka justifikuar besimin tuaj", tha ai. Kryeministri Thaçi tha se "tani, kur jemi duke pritur mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, mendoj se Kosova është gati të fillojë fazën e ardhshme të historisë dhe zhvillimit të saj". Kryeministri Thaçi tha më tej se "është në interesin më të mirë të Grupit Ndërkombëtar Drejtues që si Kosova ashtu edhe Serbia të shkojnë drejt anëtarësimit të plotë dhe të barabartë në BE"./s.s./
KOMENTE