Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shehu: Emetimi I Bonos Nuk Cënon Likuiditetin E Bankave Për Biznesin
English

Shehu: Emetimi I Bonos Nuk Cënon Likuiditetin E Bankave Për Biznesin

TIRANE 14 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Emetimi i bonos qeveritare nuk do të cënojë likuiditetin e bankave për biznesin, deklaroi sot për ATSH-në, deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu. "Është një proces i natyrshëm", thekson Shehu, që vijon se "Qeveria ka në plan të emetojë në tregjet financiare ndërkombëtare eurobondin dhe emtimi i një bonoje në tregun bankar vendas mund të konsiderohet si një plan ndërmjetës, me qëllim që të pritet dhe gjendet momenti i përshtashëm për emmetimin e eurobondit". Sipas Shehut, "emetimi i kësaj bonoje mund të shihet edhe si një ndihmë për sistemin bankar dhe biznesin, pasi qeveria shumicën e shpenzimeve i ka në lekë dhe ky hap i saj bëhet me qëllim që të përdoret ajo pjesë e depozitave që është në valutë brenda vendit". Ai shton se ndërhyrja e qeverisë në tregun vendas nuk do të ndikojë në uljen e mundësive të biznesit për kreditim, pasi niveli i depozitave në banka është i lartë dhe ka hapesirë për dy palët. "Po të shikosh statistikat zyrtare të Bankës Qendrore, vërehet se depozitat kanë patur një rritje të ndjeshme, ndërsa rritja e kredisë është e moderuar", deklaroi Shehu. Ai theksoi se standardet ndërkombëtare kërkojnë që qeveria të marrë kredi afatshkurtër në valutë, sepse ka rrisqe. "Emetimi i bonos nuk konsiderohet sjellje e valutës së re dhe kjo bëhet nëpëmjet një garancie nga Banka Qendrore, ndërsa eurobondi është një mekanizëm tjetër, sepse është para që hyn nga jashtë në monedhë të huaj dhe që kontribuon edhe në forcimin e lekut". Për Shehun, biznesi ndjen frikën e marrjes së kredisë në valutë për shkak edhe të krizës financiare globale. Javën e kaluar, Ministria e Finacave paralajmëroi edhe mundësinë e emetimit të një bonoje afatshkurtër në tregun e brendshëm, të dominuar në euro. "Ne po monitorojmë me kujdes likuiditetin në tregun e brendshëm dhe në përputhje me strategjinë për të rritur fleksibilitetin e huamarrjes dhe diversifikuar burimet e financimit dhe sigurimin e një pjese të tij në euro, kjo pa rrezikuar plotësimin e nevojave të sektorit privat, do të shohim mundësinë e emetimit të një bonoje afatshkurtër në tregun e brendshëm, të denominuar në euro", deklaroi Drejtori i borxhit në Ministrinë e Financave, Xhentil Demiri./n.m/
KOMENTE