Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Hollandë - Danimarkë, Sfida Evropiane E Grupit E
English

Sport-Botëror/ Hollandë - Danimarkë, Sfida Evropiane E Grupit E

-Hollanda, nënkampione e botës në vitin 1974 dhe 1978, konsiderohet nga ekspertët si një nga fuqitë e mëdha të Botërorit 2010 -. TIRANË, 14 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Holanda dhe Danimarka do të çelin sot në orën 13:30 fushatën në Kupën e Botës me përplasjen në stadiumin "Soccer City" të Johanesburgut, me holandezët që parashikohen nga të gjithë se do të prodhojnë një performancë të shkëlqyer në këtë botëror. Holanda, nënkampione e botës në vitin 1974 dhe 1978, konsiderohet nga ekspertët si një nga fuqitë e mëdha të Botërorit 2010. Skuadra e trajnerit Bert van Marvijk është e pamundur në 19 ndeshjet e fundit, një seri që ka nisur në shtator të vitit 2008. Danimarka, nga ana e saj, vjen pas dy ndeshjeve miqësore të humbura me Australinë dhe Afrikën e Jugut, dhe për më tepër duke treguar një formë të dobët. Danimarka përfundoi sipër Portugalisë në fushatën e grupit (në të cilin bënte pjesë edhe Shqipëria: 3-0 në Kopenhagen, 1-1 në Tiranë), por duket se përballë holandezëve në Johanseburg do të jetë para një testi shumë të vështirë. Skuadra e Holandës ka një numër të madh yjesh, por ajo mund të jetë në fushë pa anësorin Arjen Robben, ende i parikuperuar plotësisht. Rafael van der Vaart mund të luajë në vend të tij, ndërkohë që danezët duhet të shqetësohen jo pak nga Robin van Persie përpara portës, i cili duket në një formë të jashtëzakonshme pas rikthimit të tij nga dëmtimi. Danimarka mund të jetë pa kolegun e Van Persie të Arsenal, Nicklas Bendtner, i cili vuan nga një dëmtim. Sulmuesi nuk kërkon të rrezikojë kundër Holandës, teksa trajneri Morten Olsen synon ndoshta hedhjen e tij në ndeshjet kundër Japonisë dhe Kamerunin në përballjet reale thelbësore të Danimarkës në grupin E. Portieri Tomas Sorenson pritet të bëjë paraqitjen e tij të parë pas problemeve që pati më bërrylin e tij në muajin prill të këtij viti. /a.ke/
KOMENTE