Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Unë nuk e njoh EULEX-in”
English

“Unë nuk e njoh EULEX-in”

Unë nuk u paraqita në seancën e parë gjyqësoresepse unë nuk e njoh EULEX-in, dhe ngaqë ky rast është i motivuar politikisht. Unëdo të pranoja ftesën prej një gjykate të përbërë prej vendasve të mi në njëKosovë të lirë nga sundimi ndërkombëtar, të qeverisur nga populli bazuar nëparimet e drejtësisë dhe vetëvendosjes, por unë do ta kufizoj komunikimin timme këtë gjykatë të EULEX-it vetëm deri në masën që e mendoj të nevojshme për tëpërfaqësuar Lëvizjen Vetëvendosje!

Nga Albin Kurti*

Unë nuk u paraqita në seancën e parë gjyqësoresepse unë nuk e njoh EULEX-in, dhe ngaqë ky rast është i motivuar politikisht.Rifillimi i rastit vetëm konfirmon që EULEX-i është pushtet jodemokratik dhe seky është një trup gjyqësor i padrejtë.

Unë do të pranoja ftesën prej një gjykate tëpërbërë prej vendasve të mi në një Kosovë të lirë nga sundimi ndërkombëtar, tëqeverisur nga populli bazuar në parimet e drejtësisë dhe vetëvendosjes, por unëdo ta kufizoj komunikimin tim me këtë gjykatë të EULEX-it vetëm deri në masënqë e mendoj të nevojshme për të përfaqësuar Lëvizjen Vetëvendosje!.

EULEX-i nuk ka drejtë të ngrejë padi kundërmeje ose të më gjykojë, a as të sundojë mbi Kosovën: ju nuk e njihni pavarësinëtonë dhe ju keni imunitet nga ligjet që ju aplikoni mbi ne. Unë dhe Lëvizja Vetëvendosje!do të vazhdojmë të mos ju njohim, dhe në mënyrë jo të dhunshme të kundërshtojmësundimin e imponuar ndërkombëtar në Kosovë, duke përfshirë edhe EULEX-in dheinstrumentet e tij, si kjo gjykatë. Sistemi gjyqësor që kjo gjykatë përfaqësonnuk ka pavarësi, llogaridhënie dhe transparencë. Parim themelor i sovranitetitështë që vullneti i popullit i jep ligjit legjitimitetin: fuqitë e EULEX-it,dhe kompetencat e kësaj gjykate, janë të padrejta, arbitrare dhe të paligjshme.

Mua nuk mund të më ofrohet një gjykim i drejtëbrenda këtij sistemi. Veprimtaria ime është në kundërshti të drejtpërdrejtë meinteresat e EULEX-it për të siguruar pushtetin e vet. EULEX-i nuk është njëmision teknik ose administrativ, por një aktor politik me qëllime politike, dheme interesa të qarta në këtë rast. EULEX-i dëshiron të mbytë mospajtimin kundërpranisë së tij në Kosovë.

Fokusi kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ështëkundërshtimi i UNMIK-ut, ZCN-së e i pushtetit jodemokratik, të papërgjegjshëmdhe të padrejtë të EULEX-it, dhe kërkimi i vetëvendosjes. Ne nuk jemi kundërnjë pranie ndërkombëtare në Kosovë që do të na ofronte këshilla dhe ndihmë –por ne jemi kundër sundimit ndërkombëtar. EULEX-i shpenzon më shumë se njëmilion euro çdo ditë, por këto para nuk shkojnë në zhvillimin e Kosovës, për tëpërmirësuar shëndetin tonë a sistemet tona të arsimit, infrastrukturën ose nëndërtimin e një sistemi gjyqësor të drejtë. Këto para përfundojnë në xhepat evetë zyrtarëve të EULEX-it, për të na kontrolluar me polici, për të siguruarstabilitetin, çka për Kosovën do të thotë vetëm ngecje dhe padrejtësi tëvazhdueshme.

Shuma e vogël e parave të EULEX-it qëpërfundon te populli ynë u sjell përfitime vetëm atyre që janë tashmë tëprivilegjuar, si pronarëve të restoranteve dhe klasës sonë të mesme të lartë tëarsimuar që flet anglisht, të cilët EULEX-i i ka përfituar me paga që nuk ulejojnë atyre të punojnë në mënyrë të pavarur në dobi të Kosovës. Populli iKosovës ka jetuar tepër gjatë nën shtypje dhe nën sundim të huaj. Ne duam liri,jo shtypje më të sofistikuar. Ne duam drejtësi dhe vetëvendosje, e jo njëtjetër pushtet që shtyp të drejtat tona. Akuzat kundër meje kanë të bëjnë menjë demonstratë jo të dhunshme për vetëvendosje dhe për t’i dhënë fund sundimitndërkombëtar. Demonstratat nuk janë të gabuara.

Demonstratat janë një e drejtë. Kur nuk kademokraci, demonstratat janë demokracia e vetme. Kur ka demokraci, demonstratatjanë shenjë e vitalitetit të asaj demokracie. Janë demonstratat ato që tregojnëkur sistemi është shumë i ngushtë për vullnetin e popullit. Përveç kësaj, kurdemokracia përfaqësuese dështon ose pamundësohet, atëherë demokracia direktenuk është vetëm një e drejtë, por një detyrë.

Vërejtjetndaj panelit

Unë jam kundër këtij trupi gjyqësor, sepseduke e marrë përsipër këtë rast secili prej jush keni treguar miratimin tuajdhe bashkëpjesëmarrjen tuaj në shkeljet e mëparshme etike dhe të të drejtave tënjeriut në rastin kundër meje. Duke e rifilluar këtë rast ju e mbështetnipadinë politike kundër meje që është absurde nga ana ligjore, dhe synimetpolitike të këtij procesi. Ju tregoni sheshit se EULEX-i ka qëllim të njëjtëpër rastin si UNMIK-u: mbytjen e zërave kundërshtues, kriminalizimin erezistencës politike paqësore dhe izolimin e Lëvizjes Vetëvendosje!, opozitën evetme, jo të dhunshme ndaj EULEX-it në Kosovë. EULEX-it nuk është duke kryesuarrastin në mënyrë neutrale ose të pavarur, por është i njëanshëm, me paragjykimedhe me konflikt të qartë interesash. Një moment kur EULEX-i i ka bërëpikëpamjet e veta të qarta për Lëvizjen Vetëvendosje! ishte gjatë vjeshtës, kurkishte tentuar të penalizonte aktet tona të mosbindjes civile dhe kur, sipasraportimeve, ishte përpjekur të shpallte Lëvizjen Vetëvendosje! si organizatëtë paligjshme. Lëvizja Vetëvendosje! është një organizatë politike jo edhunshme dhe vullnetare, por EULEX-i, ZCN, ose UNMIK-u nuk na konsiderojnëpjesë të shoqërisë civile, a si shoqatë politike. Në sytë tuaj ne ndodhemibrenda kategorisë së sigurisë, e cila ka të bëjë me pushtetin tuaj dhe me ataqë mund ta sfidojnë rendin ekzistues. Kosova nuk ka pasur asnjë referendum përEULEX-in a ZCN-në, ashtu si nuk kemi pasur referendum për privatiziminneoliberal a për decentralizimin në baza etnike. Me këtë rast EULEX-i dheUNMIK-u duan ta bindin popullin se nuk ka alternativa ndaj realitetitekzistues. Se populli, e jo sistemi, duhet të ndryshojë që të përmirësohetgjendja. Por sistemet dhe regjimet ndërrohen, vijnë dhe shkojnë, shfaqen dhezhduken. Populli mbetet. Populli do të thotë rezistencë.

Më 10 shkurt Lëvizja Vetëvendosje! demonstroikundër Planit të Ahtisaarit, kundër sundimit ndërkombëtar mbi Kosovën dhe përvetëvendosje. Zbatimi i Planit të Ahtisaarit do të çojë në ndarjen e brendshmetë Kosovës, duke qenë se një prej komponentëve bazë të planit është njëdecentralizim që u mundëson komunave serbe të Kosovës të kenë autonomi tëmadhe, lidhje të fuqishme horizontale dhe marrëdhënie të drejtpërdrejta meSerbinë. Kjo do të pengojë bashkëpunimin me Prishtinën dhe do t’i shkëputë këtokomuna nga pjesa tjetër e Kosovës.

Plani i Ahtisarit do t’i bëjë realitet synimetekspansioniste të Serbisë duke i legjitimuar strukturat paralele kriminale tëSerbisë në Kosovë dhe do të çojë në krijimin e kufijve të rinj në vija etnike.

Por njësitë monoetnike që Serbia synon t’ikrijojë janë të pamundshme. Lëvizja Vetëvendosje! beson se Plani i Ahtisarit dotë çojë në luftë, dhe konsiderojmë se është përgjegjësi jona për ta parandaluarkëtë. Më 10 shkurt ne demonstruam në mënyrë paqësore kundër planit të Ahtisaritsi materializim i procesit që e shtyn Kosovën drejt një lufte të re. Lëvizja Vetëvendosje!nuk është kategorikisht kundër negociatave, as kategorikisht kundërdecentralizimit, dhe as kategorikisht kundër çdo pranie ndërkombëtare. Por nejemi fuqimisht kundër negociatave me Serbinë për vendin tonë. Ne jemi kundërdecentralizimit në bazë etnike, dhe decentralizimit para sovranitetit, sepsekjo do ta bënte të pamundur sovranitetin dhe unitetin territorial të Kosovës.Ne jemi kundër sundimit ndërkombëtar mbi Kosovën, edhe pse ne besojmë se Kosovamund të përfitojë nga ndihma dhe këshillat ndërkombëtare. Plani i Ahtisaarit,edhe dy vjet pas Shpalljes së Pavarësisë, na ka lënë pa ushtri dhe paTrashëgiminë Kulturore Ortodokse, e cila i është dhuruar Serbisë. Duke na eshpërfillur të kaluarën dhe duke na lënë të pafuqishëm në të tashmen Plani iAhtisarit na privon nga ardhmëria. Të demonstrosh do të thotë të shfaqesh.UNMIK-u ka dashur të fshehë popullin pasi kishte mohuar vullnetin e tij. NdërsaEULEX-i vazhdon të njëjtin avaz.

Më 10 shkurt ne demonstruam, gjithashtu,kundër sundimit ndërkombëtar mbi Kosovën, i cili sot përbëhet nga UNMIK-u,ZCN-ja dhe EULEX-i. Zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë nuk përballen me pasojat evendimeve ose veprimeve të tyre. Ata nuk kanë asnjë përgjegjësi ndaj popullsisëvendase, shpeshherë nuk kanë as kontakt me të. Pas dhjetë vjetësh të sundimitndërkombëtar Kosova vuan nga moszhvillimi i madh, dhe mungesa e lirisë.Njerëzit nuk kanë liri për të vendosur për veten e tyre dhe të ardhmen e tyre,s’kanë liri për t’u zhvilluar. Kjo liri ka një emër: vetëvendosje. Vetëvendosjaështë liri kolektive, dhe thelbësore për lirinë individuale.

Vetëvendosja është zhdëmtim themelor përshekuj të padrejtësisë dhe bazë kryesore e dezintegrimit të vazhdueshëm tëJugosllavisë. Vetëvendosja do të thotë restaurim i dinjitetit dhe kompensimmoral për humbjet dhe vuajtjet e së kaluarës; ajo do të thotë realizim ivullnetit politik për popullin e Kosovës; ajo do të thotë fund për ndërhyrjetkeqdashëse të Serbisë; ajo do të thotë mundësi për përparim.

Duke mundësuar zhvillimin ekonomik dheshoqëror, vetëvendosja do të mundësojë integrimin e njerëzve, pa marrë parasyshpërkatësinë e tyre etnike dhe religjionin. Sunduesit ndërkombëtarë të Kosovësderi më tani e kanë penguar një integrim të tillë. EULEX-i, UNMIK-u dhe ZCN-jajanë të interesuar për ruajtjen e dallimeve ndërmjet popujve karshi unitetit tëtyre: multi-etnicitetin - shumë etni të izoluara nga njëri-tjetri përmestolerancës, dhe jo të bashkuar nëpërmjet solidaritetit - karshi unitetit tëmisionit të tyre për stabilitet.

Që nga viti 1999 qasja e tyre ka qenë fund ekrye etnike: Në vend që t’i shihni njerëzit në Kosovë si qenie njerëzore,qytetarë, punonjës, ose studentë, ju gjithmonë na shihni si shqiptarë, serbë,romë, turq dhe si grupe të tjera etnike. Sundimtarët ndërkombëtarë të Kosovësgjithmonë fillojnë me dallimet tona, me atë që na ndan, dhe jo me atë që ështëe përbashkët, me atë që është universale, me dëshirën tonë për liri, dinjitet,paqe, punë, arsim cilësor, mbrojtje shëndetësore, siguri shoqërore.

Ky rast është inicuar nga UNMIK-u për t'i ikurpërgjegjësisë për krimet e veta, dhe ky panel e mbështet këtë objektiv duke erifilluar rastin bazuar në padinë politike të UNMIK-ut. Më 10 shkurt 2007policia e UNMIK-ut shtypi me dhunë të drejtën tonë për tubim paqësor dhemospajtim duke e vendosur një kordon të paligjshëm në mes të itinerarit të paralajmëruartë demonstratës, dhe duke e sulmuar demonstratën me gaz lotsjellës dhe plumbavdekjeprurës që vranë dy protestues paqësorë, Arben Xheladinin dhe Mon Balajn,dhe plagosën mbi 80 të tjerë. UNMIK-u dhe EULEX-i tani duan ta paraqitinbrutalitetin e policisë ndërkombëtare si reagim ndaj veprimeve tona, dhe tëshmangin përgjegjësinë penale.

Derisa unë jam i vetmi që ndiqem penalisht,dhe që portretizohem si burim i dhunës, as UNMIK-u e as EULEX-i nuk kanëndërmarrë masa për të ndjekur penalisht njësinë rumune të policisë që ishtepërgjegjëse për vrasjet atë ditë. Edhe para rifillimit të këtij rasti kundërmeje, EULEX-i ka bashkëpunuar me UNMIK-un në sabotimin e drejtësisë për 10shkurtin: në pranverë të 2009-ës EULEX-i ndihmoi në eliminimin e mjetit të vetëmjuridik në dispozicion të familjeve të të vrarëve dhe të plagosurve rëndë më 10shkurt duke deklaruar se nuk mund të garantojë siguri për dëgjimin publik nërastin te Paneli Këshillues për të Drejtat e Njeriut. Serbia është sillur në tënjëjtën mënyrë ndaj demonstratave: pjesëmarrësit i arrestonte dhe i dënonte,ndërsa policët që i vrisnin të pafajshmit liheshin të paprekur.

Unë e kundërshtoj këtë panel, gjithashtu,sepse duke e rifilluar këtë rast ju keni shpërfillur njëmbëdhjetë muajt e mi tëkaluar në paraburgim për këtë rast politik; ju keni shpërfillur shpjegimin timtë mëparshëm pse kjo padi është ligjërisht absurde dhe politike, dhe kenishpërfillur dëshminë e dëshmitarit kryesor të akuzës që kishte konfirmuar sedemonstrata më 10 shkurt ka qenë e qetë dhe se unë nuk e kam inkurajuar dhunën.Në vend që ta merrni këtë në konsideratë, që paralelisht me të gjitha shkeljetnë rast do të kishte qenë më shumë se e mjaftueshme për ta mbyllur atë, ju ekeni rifilluar sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sikur ta kishit hasur këtë rast nëvendet tuaja ju do të kishit qenë të indinjuar me mungesën e drejtësisë.Rifillimi i tij këtu tregon se ju nuk mendoni se Kosova meriton drejtësi.Veprimtaria ime ka për synim drejtësinë, barazinë dhe vetëvendosjen. Duke erifilluar këtë rast EULEX-i e demaskon përbuzjen e tij për parimet eobjektivitetit, të drejtave dhe dinjitetit, në kundërshtim me atë çfarë BE-japohon se përfaqëson. Me rifillimin dhe ndjekjen e këtij rasti politik EULEX-iështë duke e penguar drejtësinë.

* Fjalae mbajtur sot nga lideri i Vetëvendosjes në seancën e sotme gjyqësore ndaj tij,në gjykatën e Prishtinës.

KOMENTE