Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, Një I Vdekur Dhe Tre Te Lenduar Nga Nje Aksident Rrugor
English

Vlorë, Një I Vdekur Dhe Tre Te Lenduar Nga Nje Aksident Rrugor

VLORË, 14 qershor/ATSH-H.Koçi/.-Një i ri humbi jetën dhe tre të tjerë u lënduan në një aksident që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një fshat të rrethit të Vlorës. Burime të policisë lokale, bënë të ditur sot për ATSH-në se, "Ervis Banaj 22 vjeç ndërroi jetë për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë në pjesë të ndryshme të trupit, teksa automjeti që drejtonte doli nga rruga në afërsi të fshatit Çeprat, 20 km në verilindje të qytetit të Vlorës". Burimet thanë se ndërkohë, tre bashkëmoshatarë të Banajt që udhëtonin me të në automjet, mbetën të lënduar dhe u dërguan me urgjencë në spital, ku aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve. Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se aksidenti ishte si pasojë e shpejtësisë tej limiteve të caktuara me të cilën lëvizte autovetura./n.m/
KOMENTE