Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bangladesh - Të Paktën 30 Të Vdekur Nga Rrëshkitje Dherash Dhe Përmbytje
English

Bangladesh - Të Paktën 30 Të Vdekur Nga Rrëshkitje Dherash Dhe Përmbytje

- Dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur DAKA, 15 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur në Bangladesh, pas reshjeve të dendura të shirave që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshkitje të dherave në juglindje të vendit, njoftoi sot policia. Të paktën 26 persona mbetën të vdekur në qytetin bregdetar Cox''s Bazaar, në jug të vendit dhe katër të tjerë u gjetën të vdekur në rajonin fqinj, Bandarban Hill. "Të paktën 26 persona kanë humbur jetën në rajonin e distriktit që drejtoj. Nuk kemi pasur mundësi të fillojmë operacionet e shpëtimit sepse shirat kanë shkaktuar rrëshkitje dherash që kanë bllokuar rrugët kryesore lidhëse me rajonet dhe në brendësi të distrikteve", deklaroi për AFP kreu i policisë së Cox''s Bazaar, Nibhas Chandra Majhi. Kreu i policisë së distriktit Bandarban Hill, Kamrul Ahsan, deklaroi për AFP se të paktën katër persona, të gjithë pjestarë të një familjeje të shumtë në numër, kishin mbetur të vdekur në distriktin e tij si pasojë e rrështitjes së dherave./ /i.p/
KOMENTE