Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Be Dhe Moldavia Fillojnë Negociatat Për Liberalizimin E Vizave
English

Be Dhe Moldavia Fillojnë Negociatat Për Liberalizimin E Vizave

LUKSEMBURG, 15 qershor /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian dhe Moldavia filluan sot negociatat në kuadër të liberalizimit të vizave, njoftuan kryeministri moldav, Vlad Filat dhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule. "Ka ardhur dita që ne të vendosim hapjen e një dialogu për vizat, objektivi final i të cilit do të jetë heqja e detyrimit nga vizat për moldavët që do të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian'', njoftoi Stefan Füle. ''Kjo provë besimi do të kontribuojë në konsolidimin e shtetit tonë'', theksoi Vlad Filat duke nënvizuar se Bashkimi Evropian do të fitojë një partner të ri që do të kontribojë në ndërtimin e hapësirës së lirë evropiane. ''Moldavia po punon për përmbushjen e kushteve për të arritur liberalizimin e regjimit të vizave'', nënvizoi Filat./ /ec/ a.jor.
KOMENTE