Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Liberalizimi I Vizave, Po Plotësojmë Të Gjitha Kushtet
English

Berisha: Liberalizimi I Vizave, Po Plotësojmë Të Gjitha Kushtet

- Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për Liberalizimin e Vizave - TIRANË, 15 Qershor/ATSH-Maela Marini/- Procesi i liberalizimit të vizave ecën mbi bazën e plotësimit të kushteve, ndaj dhe qeveria do të plotësojë çdo kusht që qytetarët shqiptarë të gëzojnë lirinë e lëvizjes në hapësirën Shengen. Komiteti Ndërministror për Liberalizimin e Vizave mori sot në shqyrtim masat e marra për plotësimin e kërkesave të bëra nga Komisioni Europian, pas vendimit të tij për të propozuar liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Duke drejtuar këtë mbledhje, Kryeministri Sali Berisha theksoi përpjekjet që po bëhën për zbatimin e strategjisë për riintegrimin e të kthyerve, si dhe kërkoi që të intensifikohet sensibilizimi i qytetarëve shqiptarë mbi domethënien e heqjes së vizave, një proces që pritet të ndodhë brenda këtij viti. Kryeministri Berisha e konsideroi themelore problemin e të rikthyerve, një çështje që i është dërguar Shqipërisë pas plotësimit të udhërrëfyesit. Kreu i Qeverisë vuri në dukje se "strategjia përcakton qëndrimin e institucioneve shqiptare ndaj këtyre personave". Sipas tij, "ky qëndrim bazohet gjithnjë në të drejtat dhe liritë e personave dhe në trajtimin njerëzor të tyre, në një kohë kur rikthimi në vendlindje është i pashmangshëm dhe i detyrueshëm nga ana ligjore". Një çështje e rëndësishme, e ngritur nga Kryeministri Berisha në lidhje me zbatimin e kësaj Strategjie, është parashikimi serioz dhe i saktë i buxhetit nga çdo institucion dhe agjenci që lidhet me zbatimin e saj. "Të bëhet ç'të jetë e mundur për rialokime të brendshme dhe në rast se rialokimi do të jetë i pamjaftueshëm, sigurisht qeveria do të ndërhyjë me fonde të tjera", tha Kryeministri Berisha. Kreu i Qeverisë i kërkoi Ministrisë së Financave që të lëvrojë të gjithë fondin e parashikuar për Ministrinë e Brendshme, në mënyrë që sistemet MEMEX dhe FRONTEX të marrin të gjitha kapacitet e nevojshme të funksionimit të tyre, duke kërkuar që kjo çështje të zgjidhjet brenda ditës së nesërme. Duke vlerësuar fillimin e fushatës sensibilizuese për qytetarët shqiptarë mbi domethënien e heqjes së vizave, Kryeministri sugjeroi që të shihet mundësia që spoti publicitar për këtë qëllim të transmetohet edhe në media lokale. Në muajin korrik pritet të vijnë në Tiranë inspektorët e Komisionit Evropian për të parë në vend plotësimin e tre kërkesave shtesë të lëna nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, strategjia për riintegrimin e të kthyerve, zbatimi i ligjit të luftës kundër korrupsionit dhe zbatimi i ligjit antitrafik. Në këtë drejtim, Kryeministri Berisha kërkoi seriozitetin dhe angazhimin maksimal të ekspertëve shqiptarë, në bashkëpunimin me homologët e tyre të Komisionit Europian./s.s./
KOMENTE