Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
De Rossi: Mirë që shënova unë, qe goli më i rëndësishëm i jetës sime
English

De Rossi: Mirë që shënova unë, qe goli më i rëndësishëm i jetës sime

Kejptaun, 15 Qershor, NOA – Nuk e ka fshehur aspak gëzimin dhe lavdinë mbrëmjen e djeshme, kapiteni i përfaqësueses italiane, De Rossi, pas golit të shënuar prej tij që e shpëtoi Italinë nga një turp i mundshëm nëse do të rrihej nga Paraguaji.

“Të gjithë e dinë se unë nuk luaj kurrë për veten, po për skuadrën dhe ky është sekreti i lojës sime, Por nuk mund ta fsheh gjithsesi gëzimin, se mirë që isha unë që shënova”, tha De Rossi për mediat italiane.

Goli i tij ishte vendimtar dje në ndeshjen mes Italisë dhe Paraguajit e cila përfundoi me rezultatin 1-1.

Ky barazim do t’i mbajë këto dy përfaqësuese në krye të grupit F, para takimit ndërmjet Zelandës së Re dhe Sllovakisë, që zhvillohet të martën.

n.e/NOA

KOMENTE