English

E fejuara e këngëtarit Erion Korini tenton flijimin: Nuk duroj më dhunën

Tiranë, 15 Qershor 2010 NOA – E fejuara e këngëtarit Erion Korini përpiqet t’i japë fund jetës pasi siç ka pohuar, dhunohej prej të riut fierak. Policia shoqëron këngëtarin e njohur dhe e merr në pyetje atë lidhur me ngjarjen ndërsa e heton për akuzat e ushtrimit të dhunës dhe shtytjes në vetëvrasje.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në katin e katërt të një pallati në rrugën “Babë Rexha” në Tiranë.

Burimet në vendngjarje i thanë gazetarit të agjencisë NOA se vajza e re, e fejuara e dytë e Erion Korinit, ka hipur në lartësinë e rrezikshme dhe ka tentuar të hidhet për t’i dhënë fund jetës.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe më teje dhe nga forcat e RENEA. Ata kanë bërë të mundur neutralizimin e tragjedisë eventuale, pasi ishin familjarët e të resë që njoftuan dhe kërkuan ndihmë.

Vete e reja, ka pohuar kur u mor ne pyetje nga policia e Komisariatit nr 2 se ajo dhunohej nga i fejuari i saj, Erion Korini.

Sakaq, policia e Komisariatit nr 2, i konfirmoi agjencisë NOA se ka shoqëruar në ambientet e saj të dyshuarin Erion Korini duke e akuzuar atë paraprakisht për ushtrim dhune dhe shtytje në vetëvrasje, dy vepra penale të parashikuara nga Kodi Penal i Republikës.

r.n/NOA

KOMENTE