English

Eagle Mobile Prezanton Ofertën Më Të Re "Vallëzoni Me Verën"

TIRANË, 15 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Abonentët e Eagle Mobile do të shijojnë më shumë stinën e nxehtë me ofertën më të fundit "Vallëzo me Verën". Kompania Eagle Mobile njofton se ka prezantuar ofertën "Vallëzo me Verën", e cila vijon pas ofertës shumë të suksesshme "Vallëzo me kohën tënde". Kjo ofertë ofron edhe më shumë mundësi komunikimi për të gjithë abonentët individualë me parapagesë. "Ata do të kenë mundësi që vetëm me një pagesë regjistrimi prej 500 Lekë (me TVSH) të përfitojnë për 7 ditë 7500 minuta drejt të gjithë numrave Eagle dhe 25 minuta me operatorët e tjerë kombëtarë", thuhet në njoftimin për shtyp. Për të përfituar nga kjo paketë abonentët me parapagesë mjafton të bëjnë regjistrimin, duke dërguar një mesazh në numrin përkatës. "Vallëzo me Verën" do të jetë një mundësi më shumë për të kaluar një verë dhe pushime sa më të këndshme, ku komunikimi nuk do të njohë kufi, kjo pasi vera tashmë ka mbërritur. /a.ke/
KOMENTE