Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Erdogan: SHBA, standarde të dyfishta në Lindjen e Mesme
English

Erdogan: SHBA, standarde të dyfishta në Lindjen e Mesme

Ankara, 15 qershor, NOA - Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, kritikoi Shtetet e Bashkuara për zbatimin e standardeve të dyfishta në Lindjen e Mesme, por, megjithatë, theksoi se Uashingtoni mbetet një “mik i besueshëm”.

Këto vërejtje, ai i bëri gjatë një fjalimi mbi lidhjet e ngushta të qeverisë së tij islamike me Iranin, si dhe mbi tensionet me Izraelin, gjë që ka rritur shqetësimin e Uashingtonit se vendi me shumicë myslimane, anëtar i NATO-s, po rrëshqet nga Perëndimi.

“Largimi nga Perëndimi ose Lindja nuk është as i mundur, as i drejtë për Turqinë. Ky është nja fakt i pamohueshëm, të cilin e ka treguar historia”, ka thënë Erdogan para deputetëve në Parlament.

Erdogan pranoi se ka disa dallime “të rastit” me Uashingtonin, që rrjedhin nga “përdorimi i metodave të ndryshme dhe nga një listë e ndryshme e prioriteteve” në çështjet rajonale.

Duke kritikuar politikat e Shteteve të Bashuara në Lindjen e Mesme, ai tha:

“Ju flisni për demokracinë, por pastaj të gjitha gjërat i bëni në kundërshtim e demokracinë… Kur ju përshtatet, ju jeni në krahë me regjimet totalitare dhe autoritare, kur nuk ju përshtatet, ju flisni për demokracinë”.

NOA/RFE

KOMENTE