English

Itali - Arrestohet Një Prej Krerëve Të Mafias Napolitane ''Kamorra''

ROMË, 15 qershor /ATSH-AFP/ - Disa ekipe të policisë së Kazertës, në afërsi të Napolit në jug të Italisë, njoftuan sot arrestimin e Nicola Schiavone, djali i të mbiquajturit "Sandokan", kreu u burgosur i mafies dhe klanit 'Casalesi', një ndër grupet më me pushtet dhe lider i Kamorras, mafia napolitane. Schiavone, sipas policisë, ka pasuar të atin Francesco Schiavone, i mbiquajturi "Sandokan", i cili vuan që prej disa vitesh dënimin me burgim të përjetshëm në një nga burgjet e sigurisë së lartë, për një seri vrasjesh dhe akuzash për zhvatje. Sipas kanalit televiziv ''Sky TG24'', Schiavone i cili mërzitur nga truprojat e tij u kishte shpëtuar kamerave të sigurisë dhe detektorëve të tjera, por nuk kishte shfaqur rezistencë ndaj trupave të policisë që ndodheshin në vend për ta arrestuar. Schiavone, i pari i shtatë fëmijëve të Sandokanit, presupozohet se ka urdhëruar vrasjen e trefishtë të tre personave të lidhur me klanin e tij, të cilët besohet se po bënin ''lojë të dyfishtë''. Nicola Schiavone është dënuar më 9 janar nga një instancë e shkallës së parë me dy vjet dhe 8 muaj heqje lirie për përvetësimin ilegalisht në emër të klanit të tij të një konçensionari automjetesh në Casal di Principe, me identitet të rremë./ /i.p/
KOMENTE