Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kinë - Të Paktën 24 Viktima Dhe 23 Të Zhdukur Nga Rrëshkitje Dherash
English

Kinë - Të Paktën 24 Viktima Dhe 23 Të Zhdukur Nga Rrëshkitje Dherash

PEKIN, 15 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 24 persona mbetën të vdekur sot dhe 23 janë deklaruar të zhdukur, pas rrëshkitjeve të konsiderueshme të dherave të provokuara nga reshjet e dendura të shirave dje dhe sot në jug të Kinës, njoftuan mediat vendase. Rrëshkitja e pjesshme e një faqeje të një mali ka shkaktuar vdekjen e të paktën 23 personave sot dhe plagosjen e mbi shtatë të tjerëve në zonën e Kangdingut, në provincën jugore Siçuan. Një sasi e madhe dherash kanë mbuluar një kantier ndërtimi ku ndodheshin shumë punëtorë ku një pjesë e tyre ishin në punë e sipër dhe një pjesë në fjetoret e tyre, njoftoi agjencia e lajmeve zyrtare kineze Hsinhua. Shtatë persona të tjerë u palgosën, ndër të cilët tre në gjendje vërtet kritike për jetën, shtoi agjencia. Ndërkohë që ekipet e shpëtimit që po operojnë në një terren shumë të vështirë kanë arritur të gjejnë një trup të pajetë nën disa gërmadha barakash, të mbuluara nga sasi të mëdha dheu./ /i.p/
KOMENTE