Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kirgistan - Komisioni Evropian Zhbllokon Pesë Milionë Euro Ndihma Për Viktimat E Dhunës Ndëretnike
English

Kirgistan - Komisioni Evropian Zhbllokon Pesë Milionë Euro Ndihma Për Viktimat E Dhunës Ndëretnike

BRUKSEL, 15 qershor /ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian zhbllokoi sot pesë milionë euro për t'i dhënë një ndihmë urgjente viktimave të dhunës ndëretnike që shkatërruan jugun e Kirgistanit. "Lajmet në jug të Kirgistanit nuk janë të mira. Shumë persona kanë humbur jetën dhe mijëra civilë të pafajshëm janë larguar për të shpëtuar jetën duke kaluar kufirin drejt Uzbekistanit. Ne reaguam menjëherë për të dhënë një mbështetje jetësore për viktimat e kësaj dhune shkatërruese'', deklaroi komisionerja evropiane e ngarkuar me ndihmat humanitare, Kristalina Georgieva. ''Më shumë se 100 000 persona janë larguar drejt Uzbekistanit pas dhunës ndëretnike ku si pasojë kanë humbur jetën 170 persona dhe 1 762 të tjerë janë plagosur'', njoftoi ministri kirgiz i Shëndetësisë. Të 27 ministrat e Punëve të Jashtme të mbledhur dje në Luksemburg shprehën shqetësimin e tyre për dhunën që ka përfshirë këtë ish-Republikë sovjetike të Azisë Qendrore./ /ec/ a.jor.
KOMENTE