Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfirmohet dënimi i katër serbëve për vrasjet e shqiptarëve
English

Konfirmohet dënimi i katër serbëve për vrasjet e shqiptarëve

Tiranë, 15 qershor, NOA - Gjykata e apelit në Beograd ka konfirmuar dënimin me burg për tre ish-paramilitarët serbë, të dënuar për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë të Kosovës, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, në vitin 1999.

Gjykata në Beograd ka hedhur poshtë ankesat e ish-pjesëtarëve të njësisë famëkeqe paramilitare “Skorpionët”. Ajo konfirmoi dënimet e një viti më parë të gjykatës serbe për krime lufte – nga 15 deri në 20 vjet burg.

Masakra e Podujevës thuhet se ishte një nga mizoritë më brutale gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë.

Të dënuarit jnë Zhelko Gjukiç, Dragan Mediç, Dragan Borojeviç dhe Miodrag Sholaja. Tre të parët janë dënuar me nga 20 vjet burg, ndërsa Sholaja është dënuar me 15 vjet burg.

Ata janë dënuar për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë, nga të cilët shtatë ishin të mitur, dhe plagosjen e pesë fëmijëve në Podujevë më 28 mars të viti1999.

m.xh.NOA

KOMENTE