Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha uron për ditëlindjen e 84-t mbretëreshën Elisabet
English

Kryeministri Berisha uron për ditëlindjen e 84-t mbretëreshën Elisabet

Tiranë, 15 qershor, NOA - Kryeministri Berisha i dërgoi sot një mesazh urimi, madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeth II, me rastin e përvjetorit 84 të lindjes së saj.

“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që me rastin e përvjetorit të 84-t të ditëlindjes së Madhërisë Suaj, t’Ju përcjell në emrin tim, të qeverisë shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit tim përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta për jetë të gjatë, shëndet e gëzime”, shkruan Berisha në mesazhin e tij.

Duke shtuar se “në këtë çast të shënuar, shqiptarët i bashkohen kremtimeve të kombit Tuaj mik për jetën, figurën dhe veprën e Madhërisë së Saj, e cila është dhe mbetet simbol integriteti dhe burim krenarie për qytetarët e vendit tuaj”.

“Rrezatimi i kësaj dite të veçantë, më jep mundësinë fatlume t’Ju rishpreh angazhimin dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare, që marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis të dy vendeve e qeverive, bazuar në ndjenjat e miqësisë së sinqertë ndërmjet të dy popujve tanë, ti forcojmë e zgjerojmë edhe më tej në të ardhmen, në dobi të interesit dhe të mirës reciproke të të dy popujve e vendeve tona”, deklaron Berisha në këtë mesazh.

n.e/NOA

KOMENTE