English

Matura Shtetërore, testohen në gjithë vendin 37 mijë maturantë

Tiranë, 15 qershor, NOA - Rreth 37 mijë maturantë në gjithë vendin kanë zhvilluar sot për 2 orë e 30 minuta testin e matematikës, gjysma e të cilave ishin me zgjedhje, dhe pjesa tjetër me zhvillim.

Ky është provimi i dytë i Maturës Shtetërore, për të gjithë të rinjtë që kanë përfunduar nxënësit që kanë përfunduar klasën e 12-të në këtë sistem.

Me testin e matematikës, maturantët përfundojnë provimin e dytë të detyruar të Maturës Shtetërore, për tu rikthyer në datën 30 qershor, për të zhvilluar provimin me zgjedhje.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka preferuar që procesi i hartimit, por edhe ai i vlerësimit të tezave për këtë vit, të vijë në një formë të re.

Ajo ka parashikuar që sistemi i Maturës Shtetërore të organizohet, në një mënyrë sa më të kualifikuar dhe transparente.

Sipas specialistëve të procesit të Maturës Shtetërore e gjithë kjo synon arritjen e një procesi të barabartë për vlerësimin e gjithsecilit.

Procesi i hartimit të tezave është realizuar në fshehtësi, në mënyrë që të mos zbulohej kombinimi i pyetjeve që kishin përgatitur hartuesit e testit të matematikës, procedura të njëjta edhe me provimin e parë të detyruar, atë të letërsisë.

Gjatë viteve të kaluara, korrigjimin e tezave e ka bërë një mësues i përgatitur, i cili pasi e ka shqyrtuar me kujdes tezën, ka bërë edhe vlerësimin përkatës.

Ndërsa për këtë vit, skema e vlerësimit është konceptuar në një mënyrë tjetër. Drejtoria e Arsimit Parauniversitar dhe Ministria e Shkencës ka vendosur që korrigjimi i tyre të bëhet nga specialistët e përzgjedhur nga Drejtoritë Arsimore.

Çdo provim do t’i nënshtrohet dy vlerësimeve.

Secila tezë do të korrigjohet nga dy specialistë, të cilët janë të kualifikuar në këtë fushë.

I pari do të vlerësojë me kujdes testin, duke mos pasur të drejtën për të vendosur notë.

b.a/NOA

KOMENTE