English

Meksikë - Shkëmbim Zjarri Në Një Burg Të Sinaloas, 20 Të Vdekur

QYTETI I MEKSIKËS, 15 qershor /ATSH-ANSA/ - Njëzetë të vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një shkëmbimi zjarri sot në një burg të Maztlan, në shtetin meksikan të Sinaloas, ndërmjet dy grupeve të burgosurish, njoftoi prokuroria vendase duke theksuar se shkaku i shkëmbimit të zjarrit ishte rivaliteti ndërmjet dy grupeve dhe jo përpjekja për t'u arratisur. Sinaloa, kujtojnë mediat, është një nga shtetet më të dhunshme të Meksikës, bastioni i disa nga bosëve më të rëndësishëm të narkotrafikut, ndër të cilët Joaquin "El Chapo" Guzman. /e.v/
KOMENTE