Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Menard-Sejdiu: Kosova Ka Perspektive Te Qarte Evropiane
English

Menard-Sejdiu: Kosova Ka Perspektive Te Qarte Evropiane

PRISHTINË, 15 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Anëtari i Parlamentit të Francës dhe kryetar i Komitetit të Miqësisë Francezo-Kosovare, Christian Menard, në takim sot me Presidentin e Republikës, Fatmir Sejdiu, vuri në pah progresin e arritur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se Kosova dhe gjithë rajoni kanë perspektivë të qartë evropiane. Sipas njoftimit nga Presidenca kosovare, gjatë takimit me delegacionin francez, Sejdiu tha se "populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës do t'i jenë gjithmonë mirënjohës Republikës së Francës për përkrahjen e rëndësishme që ky vend ka dhënë dhe po vazhdon të jape për Kosovën". Duke ritheksuar angazhimin e veçantë të Francës për mbështetjen e aspiratave të popullit të Kosovës për liri e pavarësi, Presidenti Sejdiu theksoi se Franca i ka dhënë përkrahje të gjithanshme Kosovës edhe në arsim, kulturë, ekonomi etj. Më tej, Presidenti Sejdiu foli me konsideratë edhe për punën e trupave franceze në kuadër të KFOR-it, të cilat i kanë kontribuar drejpërdrejt paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë. /a.ke/
KOMENTE