Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mjekësi - Psikologët Thonë ''Jo'' Për Përdorimin E Kompjuterëve Për Fëmijët Nën Nëntë Vjeç
English

Mjekësi - Psikologët Thonë ''Jo'' Për Përdorimin E Kompjuterëve Për Fëmijët Nën Nëntë Vjeç

LONDËR, 15 qershor /ATSH-MIA/ - Është shumë mirë që të mos përdoren kompjuterat para moshës nëntëvjeçare, sepse më parë fëmijët duhet të kuptojnë botën reale dhe pastaj atë virtuale, thanë sot një grup psikologësh. Madje, kjo përbën edhe kërkesën e këtij grupi psikologësh të ''Royal Society of Medicine'' bërë ndaj qeverisë britanike, të cilët kërkojnë rregulla strikte lidhur me këtë çështje. ''Nuk mund të lejohet përdorimi i telekomandës në videolojëra dhe as të përdoret navigimi në internet përpara moshës nëntëvjeçare'', thanë ata. Specialistët kërkojnë që t'i jepet më shumë hapësirë fëmijëve për botën reale. ''Fëmijët kanë nevojë të prekin, të zbulojnë, të provojnë, t'i shikojnë objektet reale për të edukuar infrastrukturat e tyre neurologjike'', theksuan psikologët./ a.jor.
KOMENTE