Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “OTR”, kapen dy agresorët e konfliktit mes grupeve Nojzi-Stresi
English

Operacioni “OTR”, kapen dy agresorët e konfliktit mes grupeve Nojzi-Stresi

Tiranë, 15 Qershor, NOA – Ditën e sotme u finalizua me sukses operacioni i forcave policore të Tiranës, i koduar me emrin “OTR”, përmes të cilit u arrit që të identifikohen dhe të kapen dy persona të shpallur në kërkim për veprën penale të “Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 76, 22, 25 të Kodit Penal.

Raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA se të ndaluarit janë Bexhed Kruda dhe Rigers Kruda, respektivisht të moshave 20 dhe 21 vjeç, me banim në Tiranë.

Ata dyshohen së më datë 25 prill të këtij viti, pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Sami Frashëri” në Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjerin, për motive të dobëta, kane tentuar të vrasin me thikë duke e goditur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit Denis Dollapin, ngjarje kjo e ndodhur nga grupimet muzikore Nojzi–Stresi.

Ndaj tyre, prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” e parashikuar nga neni 76-22-25 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE